IT Organizate

Santander shpërngul qendrat e thirrjeve nga India

Jul 14 2011
0 Shpërndarje
Santander shpërngul qendrat e thirrjeve nga India

Santander UK, divizioni britanik i Banco Santander, ndër bankat më të suksesshme në Evropë ka larguar qendrat e thirrjeve (call center) nga India në Britani të Madhe.

Këto qendra të thirrjeve ishin shpërngulur në Indi në vitin 2003, duke u vendosur në Bangalore dhe Pune, nga asokohe banka Abbey National, e cila u bë pjesë e Santander Group në vitin 2004.

Arsyeje për rikthimin e qendrave të thirrjeve në Britani të Madhe është reagimi i konsumatorëve të cilët ishin të pakënaqur me thirrjet jashtë vendit, reagime që nga kryesuesit e bankës konsideroshin si “frustrim që mund të shpie deri në pakënaqësi” të konsumatorëve të bankës.

Rikthime të qendrave të thirrjeve kanë ndodhur kohë pas kohe, sidomos nga kompanitë britanike pasi që në tentim për të ulur kostot me anë të operacioneve offshoring ata kanë krijuar pakënaqësi tek konsumatorët e tyre.

Offshoring është kritikuar edhe nga liderë politikan të Evropës së fundmi pasi kjo ka krijuar humbje të vendeve të punës. Në anën tjetër tregu evropian i offshoring është një pjesë e vogël për bizneset indiane në krahasim me tregun amerikan.

Banka Santander ka punësuar 500 punonjës të ri për të proceduar mbi 1.5 milionë thirrje çdo muaj. Tani me këtë numër të ri të punëtorëve, qendrat e thirrjeve të Santander në Britani të Madhe punësojnë gjithsej 2500 veta.

Së fundmi edhe një kompani tjetër telekomunikuese britanike, New Call Telecom ka zhvendosur qendrat e thirrjeve të tyre nga India në Britani të Madhe për shkak të rritjes së kostos dhe stafit në Indi.

Lajmet e fundit>