Karriere

Samsung zëvendëson kreun e divizionit të dizajnit të pajisjeve mobile

May 9 2014
0 Shpërndarje
Samsung zëvendëson kreun e divizionit të dizajnit të pajisjeve mobile

samsung_galaxy_s5_afp_Samsung ka zëvendësuar kreun e divizionit të dizajnit mobil, njeriun i cili ka dizajnuar seritë e smartfonëve më të mirë të Samunsg, ato Galaxy S. Ky zëvendësim vjen pas kritikave për pajisjen më të fundit si dhe një humbje e kohëve të fundit në gjykatë për disa patenta të dizajnit ndaj Apple.

Reuters raporton se Chang Dong Hoon paraqiti dorëheqjen e tij nga pozicioni si drejtor i divizionit të dizajnit mobil të pajisjeve tek Samsung Electronics javën e kaluar. Seritë S të linjës Galaxy kanë shitur më shumë se 100 milion njësi dhe e shtynë Samsung drejt majave të industrisë globale të smartfonëve, statistika këto të bazuara në pjesën e tregut, por dizajni plastik i Galaxy S5 ka zhgënjyer shumë median dhe konsumatorët. (CIO Albanian)

Tags >

Samsung
Lajmet e fundit>