Harduer

Samsung zbulon detajet e proçesorit Exynos 5 Dual Core SoC

Aug 13 2012
0 Shpërndarje
Samsung zbulon detajet e proçesorit Exynos 5 Dual Core SoC

Samsung ka zbuluar detajet për procesorin e tyre të ri dual core për aparatin celularë të njohur si Exynos 5 Dual.

Ky procesor i bazuar në ARM është i ndërtuar duke përdorur një HKMG 32nm dhe thuhet së është pothuajse dy herë më i shpejtë se Cortex A9 ku dhe ky i fundit është i bazuar në dy bërthama.

Exynos5 Dual përdor dy CPU ARM Cortex A15 bashkë me një njësi Mali T-604, e njëjta që u përdor për OpenCL 1.1 para disa kohësh nëpërmjet Khronos.

Njësoj siç e vumë re në artikullin për OpenCL, T-604 është në gjendje të ofrojë 5 herë më shumë rezultate krahasuar me versione të vjetra GPU falë konfigurimit që i është bërë në bërthamat e shumëfishta, arkitekturë dhe menaxhim më të mirë të memorjes.

Gjithashtu bëhet e ditur se do të jenë të ndërtuara brenda USB 3.0 dhe kontrollues SATA III, ku të dyja do të ndihmojnë në transferim të dhënash me shpejtësi të lartë nga kompjuteri juaj. Për më tepër, ka gjithashtu një portë ndërfaqje dhe mbështetje për regjistrim videoje 1080p dhe transmetim 60fps madje edhe mbështetje 3D stereoskopike.

Ndoshta e panevojshme për ta theksuar, por ky SoC duket se është shumë mahnitës, megjithëse fatkeqësisht është ende shumë herët për të ditur se cila do të jetë pajisja e pare që do ta ketë.

Nëqoftëse ju pëlqejnë thashethemet, Android ka thënë se më vonë këtë vit mund të shohim Galaxy Tab 11.6. Kompania raportoi se do duhej të priste për çipin e ri me qëllim që të përballonte rezolucionin 2560×1600 WQXGA.

Lajmet e fundit>