Aplikacione

Samsung-u nxjerr tabletën Galaxy Note II Kernel

Oct 10 2012
0 Shpërndarje
Samsung-u nxjerr tabletën Galaxy Note II Kernel

Galaxy Note II nuk ka shumë kohë që ka dalë në Evropë si dhe në disa vende të tjera rreth botës, por Samsung-u ka vendosur të bëjë diçka për zhvilluesit e aplikacioneve duke nxjerrë Note II Kernel.

Për pjesën më të madhe të konsumatorëve, Galaxy Note II Kernel nuk hyn në punë. Por për krijuesit e aplikacioneve dhe ata persona që pëlqejnë të përdorin Android ROM mund ta shfrytëzojnë masivisht për tu siguruar se ROM-i mund të funksionojë në fuqitë e veta maksimale pa humbur funksionalitetet.

Projektet ROM si CyanogenMod 9 dhe 10, si dhe AOKP tani mund të zhvillohen me sa më pak probleme, tani që doli Kernel.

Është interesante të shikosh se çfarë mund të bëjë ajo. Shkarkimi i Kernel mund të gjendet këtu. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>