Technology

Samsung themelon një qendër kërkimore të inteligjencës artificiale

Nov 22 2017
0 Shpërndarje
Qendra e re e inteligjencës artificiale do të bashkëpunojë së bashku me qendrat kërkimore në industrinë mobile dhe atë të produkteve elektronike për konsumatorët. Samsung themelon një qendër kërkimore të inteligjencës artificiale

Samsung Electronics tha ditën e Mërkure se do të krijonte një qendër kërkimore për inteligjencën artificiale.

Qendra e re e inteligjencës artificiale do të bashkëpunojë së bashku me qendrat kërkimore në industrinë mobile dhe atë të produkteve elektronike për konsumatorët.

Gjithashtu gjigandi Korean ndërmori hapat e nevojshëm për fuqizimin e një roli ekzekutiv i cili do të jetë përgjegjës për kërkimin e sektorëve të rinj për të bërë biznes për tre bizneset kryesore të kompanisë.

Young Sohn do të jetë CSO i cili do të eksplorojë mundësitë e reja të biznesit. Sohn ishte ai që udhëhoqi blerjen e Harman International nga Samsung për 8 miliard dollar në Nëntor të vitit të kaluar.

Ai është mbikëqyrës i Qendrës për Inovacionin dhe Strategjitë pranë Samsung me zyra në San Jose dhe San Francisco të SHBA-ve.

Kjo lëvizje erdhi thuajse një muaj nga ngarkimi në role ekzekutive një gjeneratë të re drejtuesish duke shuar zëra e një vakumi në lidership pas arrestimit të Jay Y. Lee. /CIO Albanian

Tags >

Samsung
Lajmet e fundit>