Mobile

Samsung shet më shumë celularë se Apple

May 3 2012
0 Shpërndarje
Samsung shet më shumë celularë se Apple

Tregu i celularëve të mençur në çerekun e parë të këtij viti është rritur për 42.5% në krahasim me çerekun e parë të vitit 2011, e në të njëjtën kohë Samsung Electronics ka marrë pozitën e liderit në këtë treg prej Apple, sipas analizave të IDC.

Tregtarët kanë liferuar 144.9 milionë celularë të mençur gjatë tre muajve të parë të këtij viti, derisa vitin e kaluar për të njëjtën periudhë ishin liferuar 101.7 milionë celularë të mençur.

Samsung udhëheq në këtë treg duke liferuar 42.2 milionë celularë të mençur, shifër që shënon një rekord të ri. Derisa Apple ka hedh në treg 35.1 milionë celularë të mençur gjatë çerekut të parë.

Pasi Samsung nuk publikon shifra të njësive të shitura, kompani analitike si IDC dhe rivalët e saj duhet të hamendësojnë në bazë të të hyrave se sa pajisje ka shitur kjo kompani.

Strategy Analytics, kompani rivale e IDC, javën e kaluar deklaroi që Samsung kishte liferuar 44.5 milionë celularë të mençur çerekun e kaluar, derisa sipas IHS iSuppli, Samsung kishte shitur 32 milionë celularë të mençur duke zënë pozitën e dytë në këtë treg.

Gara ndërmjet Apple dhe Samsung ka mbetur në horizont edhe në këtë çerek me kompaninë koreane që zgjeroi gamën e produkteve Galaxy në të gjitha drejtimet, derisa lançimi i iPhone 4S në Kinë nxiti shitjet e Apple.

Nokia është renditur e treta me 11.9 milionë njësi të shitura duke rënë për 50.8% krahasuar me vitin e kaluar, sipas IDC. Në përgjithësi kërkesa për celularë të mençur në Symbian ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar.

Rënie ka pësuar edhe Research In Motion (RIM) shitjet e të cilës kanë rënë për 29.7%, më të ulëtat që nga viti 2009. Megjithatë 9.7 milionë njësi të shitura e renditin në pozitën e katërt, para HTC e cila gjatë tremujorit të parë të 2012 ka shitur 6.9 milionë celularë të mençur. /cio.al/

Lajmet e fundit>