Harduer

Samsung shet 2 milion Galaxy Tab

Jan 29 2011
0 Shpërndarje
Samsung shet 2 milion Galaxy Tab

Galaxy TabSamsung ka bërë të ditur se ka arritur të shes 2 milion tablet Galaxy Tab qysh prej se është lansuar produkti para tre muajsh, dhe kompania veçse është duke planifikuar që të paraqes ndonjë lloj shtojce në kuadër të kësaj linje të produkteve.Edhe pse Galaxy Tab ka pritur dy herë më shumë se iPad për të arritur në 1 milion njësi të shitura, duket se Samsung ose po planifikon të paraqes një tablet të përpunuara par konkurrencës ose të sjellë një tjetër me madhësi 10 inç, që po pritet të quhet Galaxy Tab 2. Samsung më par ka konfirmuar se tableti i saj 10 inçësh është në zhvillim e sipër dhe një konferencë për media e paraparë për Panairin World Mobile Congress po sinjalizon se mund të ketë debutim të një produkti tjetër të quajtur Galaxy Tab 2.

Emri sugjeron se ky do të jetë një version tjetër i 7 inçëshit origjinal, por përveç kësaj ai do të ketë edhe Honeycomb. iPad është end lider për njësi të shitura në treg; 7.33 milion iPad janë dërguar në treg në çerekun e katërt të vitit ët kaluar. Por pavarësisht kësaj, Tab ka tejkaluar parashikimet për shitje në fundvit të prodhuesit të saj (janë parashikuar të arrihet diku në rreth 1.5 milion njësia të shitura), dhe tani ky tablet shitet edhe nga 200 operatorë mobile anembanë botës në 94 shtete, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>