IT Organizate

Samsung shënon profit të lartë

Jan 27 2012
0 Shpërndarje
Samsung shënon profit të lartë

Samsungu njoftoi që profiti i realizuar në çerekun e fundit të vitit të kaluar ishte atribut i shitjeve “shpërthyese” të celularëve të mençur dhe tabletëve të kësaj kompanie.

Prodhuesi korean njoftoi që ka siguruar 4 trilionë von (3.6 miliardë dollarë amerikan) të hyra neto, që është një ngritje prej 17% në krahasim me çerekun e fundit të vitit 2010, derisa të hyrat në total ishin 47.3 trilion uon. Gama e produkteve të Samsung nis nga TV me ekran të madh deri tek gjysmëpërçuesit, por ishte divizioni mobil ai që gjeneroi pothuajse gjysmën e profitit operues në çerekun e fundit të vitit të kaluar.

Performanca e jashtëzakonshme e produkteve Galaxy dhe televizorëve me ekran të sheshtë ishte themeli i përfitimeve të kompanisë në çerekun e fundit sipas raporteve zyrtare të kompanisë. Nga kompania njoftojnë që Samsung do të vazhdoj të zgjeroj linjën e celularëve të mençur me modelet e larta Galaxy S II dhe celularëve për treg të gjerë si Galax Ace. Në mesin e produkteve në kategori të reja është edhe pajisja Galaxy Note, një pajisje mobile 5.3 inçësh që renditet ndërmjet celularëve dhe tabletëve, produkt për të cilin ka shumë interesim sipas zyrtarëve të Samsung.

Galaxy Note është lançuar në Evropë në fund të vitit të kaluar, ndërsa në SHBA do të paraqitet së shpejti me operatorin telefonik, AT&T. Gjithashtu në mesin e pajisjeve të reja që paralajmërojnë nga Samsung janë pajisje që operojnë në rrjetet me shpejtësi të lartë – LTE,  pajisje të cilat përqafohen më lehtë nga konsumatorët në krahasim me pajisjet e Apple.

Profitet e Samsung janë në kundërshtim me trendin e kompanive konkurruese. Në raportin e saj financiar për çerekun përmbyllës të vitit të kaluar, kompania Sony raportoi që raportet e fundit e dërgojnë drejt një humbjeje prej 1 miliardë dollarë në çerekun aktual.

Megjithatë nga Samsung deklarojnë që profitet në krahasim me vitin e kaluar kanë rënë për 15%, kryesisht për shkak të divizioneve si ai i memorieve flash DRAM dhe NAND, si dhe panelet LCD të përdorur në televizor dhe monitorë.

 

Lajmet e fundit>