Karriere

Samsung punëson ish-bashkëthemeluesin e firmës së dizajnit të Jony Ive

Jan 19 2015
0 Shpërndarje
Samsung punëson ish-bashkëthemeluesin e firmës së dizajnit të Jony Ive

galaxynote4Zakonisht janë lajme të mërzitshme ato të cilat tregojnë për një kompani të madhe e cila ka punësuar filan punonjës. Por është mëse interesante të zbulojmë se Samsung ka caktuar shef të dizajnit një punonjës i cili ka qenë pjesë e së njëjtës firmë dizajni se bashku me Jony Ive të Apple.

Prurja më e re e Samsung, Lee Don Tae, vjen e nga e njëjta firmë londineze e dizajnit bashkë themeluar nga dizajneri i famshëm i produkteve të Apple, Jony Ive. Samsung shpreson që aftësitë e një eksperti si Lee të manifestohen në dizajnet e tabletëve dhe smartfonëve të kompanisë, sipas Korean Press. Gjithashtu kjo lëvizje do e ndihmojë Samsung të themelojë një dizajn të saj duke u larguar nga “betejat” në gjykata me Apple.

Është ironike të dëgjoni se Samsung punëson dikë i cili në mënyrë indirekte ka lidhje me Apple, duke pasur në konsideratë edhe luftën e patentave mes dy gjigandëve për vite me radhë. Një gjë është e qartë, Samsung do të bëjë çfarëdo që të jetë e mundur për ti mbajtur produktet e saja sa më kompetitive, edhe nëse kjo do të thotë të punësojë një bashkë punonjës të dizajnerit të famshëm të Apple Jony Ive. (CIO Albanian)

Tags >

Samsung
Lajmet e fundit>