Business & Management

Samsung pret që fitimi i tij për tremujorin e parë të 2013-s të jetë 7.7 miliardë $

Apr 6 2013
0 Shpërndarje
Samsung pret që fitimi i tij për tremujorin e parë të 2013-s të jetë 7.7 miliardë $

samsungKompania Samsung ka thënë se të ardhurat e tij për tremujorin e parë të vitit 2013 priten të jenë në nivele shumë të larta, si pasojë e shitjeve të larta të smartfonëve.

Kompania ka vlerësuar se ka fituar 46 miliardë $ në shitje me një fitim nga operacionet prej 7.7 miliardë $ për të njëjtin tremujor.

Tremujori i fundit i vitit 2012 ishte edhe më i mirë për kompaninë, por kjo si pasojë e shitjeve tradicionale për pushime apo efektit të Galaxy SIII, i cili erdhi në Amerikë në korrik të 2012.

Disa analiza të dhënash të hartuara nga Reuters, vendosin një shifër prej 68-70 milionë pajisje të shitura gjatë këtij tremujori nga Samsung-u.

Të gjitha këto të dhëna deri tani janë vetëm vlerësim sepse raporti zyrtar nga kompania Samsung pritet të dal më 26 prill. Të ardhurat e kompanisë janë përmirësuar tremujor pas tremujori dhe me ardhjen e Galaxy S4 në prill, fitime të tjera priten për gjigantin Korean. (CIO Albanian)

Tags >

Samsung
Lajmet e fundit>