Harduer

Samsung përfiton nga akuzat e Apple

Dec 16 2011
0 Shpërndarje
Samsung përfiton nga akuzat e Apple

Nuk ka mbetur kontinent ku Samsung dhe Apple pos tregut nuk janë duke luftuar edhe në gjykata. Dhe derisa gjithë ky pluhur se kush çfarë ka vjedhur nga kush, shitjet enorme vazhdojnë të sjellin miliona për të dy kompanitë. Vendimmarrja e gjykatave shpesh merre kohë me muaj e edhe vite. Kjo betejë në gjykata nuk ka kursyer as vëmendjen e mediave dhe konsumatorëve. Këtë më së miri, së paku për momentin po e shfrytëzon Samsung. Në një reklamë për Galaxy Tab, të botuar në gazetën australiane, Sydney Morning Herald këtë javë, Samsung ka përdorur fjalinë “tabletin që Apple provoi ta ndalte”.

Më herët gjatë këtij viti Apple kishte paraqitur padi ndaj Samsung në një gjykatë australiane për “kopjim skllavëror” të dizajnit të iPad për tabletin Galaxy Tab 10.1. Gjykata ndaloi shitjet e tabletit të Samsung, por para pak ditësh gjykata suspendoi vendimin duke rikthyer Samsungun në  treg. Këtë vendim të gjykatës Samsung po e përdor në maksimum duke e paraqitur tabletin e tyre si “diçka që Apple i frikësohet.”

Javën e kaluar shitjet e Samsung kanë shpërthyer falë kësaj strategjie të marketingut që përfshinte edhe një reklamë ku konsumatorët e tyre talleshin me radhët e gjata pranë dyqaneve të Apple.

 

Lajmet e fundit>