Technology

Samsung mund të humbas 2.5 miliardë euro

Jul 31 2012
0 Shpërndarje
Samsung mund të humbas 2.5 miliardë euro

Dy gjigantët e teknologjisë do të përplasen në gjykatë gjatë ditës së hënë në Kaliforni në atë që është etiketuar “gjyqi shekullor i patentit”.

Pas më shumë se një viti që kur këto dy ndërmarrje shkëmbejnë akuza dhe që janë angazhuar në përleshje në gjykatat britanike, australiane dhe gjermane, një juri prej tetë personash do të vendosë nëse Samsung “në mënyrë skllavërore” kopjoi dizajnet e shkëlqimit të Apple. Atyre gjithashtu mund t’u kërkohet që të vendosin nëse Apple në mënyrë të jashtëligjshme kishte përdorur teknologjinë 3G të ndërmarrjes Samsung.

Gjyqi do të jetë më i madhi deri më tani në betejat për patenta që rrethojnë bumin në shitjet e smartfonëve dhe tabletëve. Apple, që mund të vendos kërkesa duke shkaktuar këtë revolucion në internetin mobil me iPhone dhe iPad, beson që Samsung dhe prodhues të tjerë të pajisjes që e përdorin sistemin operativ Android të Google i detyrohen për një borxh të madh.

Samsung u shfaq si kundërshtari më i fuqishëm i ndërmarrjes Apple falë pajisjeve si Galaxy S III, por do të mund të ballafaqohej me një faturë madhore kompensimi, një goditje kjo e rëndë ndaj reputacionit të vet dhe një bllokim të shitjeve në Shtetet e Bashkuara të disa prej produkteve të veta më të shitura. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>