Business & Management

Samsung mohon raportimet mbi blerjen e BlackBerry

Jan 15 2015
0 Shpërndarje
Samsung mohon raportimet mbi blerjen e BlackBerry

blackberry-Një zyrtar i kompanisë Samsung ka deklaruar zyrtarisht se Samsung nuk ka ndonjë plan për blerjen e kompanisë tjetër BlackBerry duke hedhur poshtë kështu një raport të publikuar nga Reuters. Media prestigjioze Reuters deklaroi ditën e djeshme se Samsung do të blinte BlackBerry për 7.5 miliard dollar.

Samsung i quajti të paqena këto deklarime. Ndërkohë që Reuters e përforcoi raportin e tij duke deklaruar se ky lajm kishte ardhur nga burime shumë të sigurta të shoqëruara me dokumentet përkatëse ku dukej qartë se Samsung do të blinte kompaninë kanadeze. Por jo vetëm Samsung por edhe BlackBerry e ka mohuar këtë fakt duke raportuar se nuk ka marrë asnjë ofertë të tillë nga Samsung. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>