Business & Management

Samsung mohon akuzat për punësim të të miturve në Kinë

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
Samsung mohon akuzat për punësim të të miturve në Kinë

samsung logoSamsung Electronics hedh poshtë akuzat se puntorë të mitur marrin pjesë në montimin e pajisjeve të tyre pasi tre OJQ kanë ngritur një padi tek zyra e prokurorit Francez duke pretenduar se kompania teknologjike po shkelte rregullat e punës në Kinë.

Kompania Koreano Jugore tha të enjtën se akoma se kishte marrë thirjen nga gjykata, por shtoi në një e-mail se: “Ne duam të qartësojmë se politikat e Samsung-ut mbi punën e të miturve nuk tolerohen dhe akuzat sepo shfrytëzojmë të miturit nuk janë të vërteta.”

Organizatat joqeveritare, Peuples Solidaires, Sherpa dhe Indecosa paraqitën akuzën të enjten kundër zgjerimit të Samsung-ut në vend. Kompania Koreane jugore nuk po ndjek ligjet e punës në Kinë, dhe filiali i tij francez duhet të mbaj përgjegjësi, pretendonin grupet. Akuzat e OJQ-ve janë të bazuara në investigimet e bëra nga China Labor Watch me bazë në New York, që publikoi detajet e raportit ku pretendoheshin abuzimet në fabrikat dhe furnizuesit e Samsung në Kinë.

Në dhjetor, China Labor Watch pretendonte se kishte gjetur tre punëtorë nën moshë në një nga furnizuesit në këtë shtet, një akuzë që kompania e mohoi. Të enjten Samsung-u tha se do zbulonte punëtorët nën moshë duke i kërkuar furnizuesve të Kinës të intervistonin personat dhe kandidatët për punë dhe të përdornin skanime mbi kartat e indentitetit jo të vërteta. 90% e pjesëve të Samsung-ut janë të furnizuar nga objektet e prodhimit të vet kompanisë, tha kompania të enjten.

“Kjo i jep mundësi Samsung-ut të ofrojë kushte punësimi ndërkombëtare dhe të përballet me standarte pune ndërkombëtare në të gjitha rajonet ku operon ”shtoi në e-mail. Gjithsesi OJQ-të, besojnë se kanë një çështje të rëndësishme, edhe pse do të duhet një muaj apo më shumë para se zyrat e prokurorit të vendosin nëse do ta dëgjojnë apo jo ëështjen.

Themeluesi i China Labor Watch është aktualisht në Francë, dhe tha se kjo akuzë do ta detyrojë Samsung-un të rregullojë kushtet e punës në Kinë.

“Me këtë veprim ligjor, abuzimet e punës së Samsung-ut do të frenohen nga ligji, dhe detyrimisht kjo do të përmisojë të drejtat e punonjësve” tha ai në e-mail. (CIO Albanian)

Tags >

Samsung
Lajmet e fundit>