Karriere

Samsung merr në punë dizajnerin e Apple Store

Dec 19 2013
0 Shpërndarje
Samsung merr në punë dizajnerin e Apple Store

BN-AT370_apples_D_20131211221816Ndoshta çështja gjyqësore mes Apple-it dhe Samsung-ut mund të anojë më tepër nga amerikanët, përsa i përket të drejtës, por kësaj here janë koreanët ata që kanë shënuar një “fitore” personeli mbi amerikanët. Samsung ka punësuar këtë muaj një dizajner (senior) të dyqanit të Apple.

Tim Gudgel ka patur një rol të rëndësishëm në dizajnimin e dyqaneve të Apple. Ai iu bashkua këtë muaj Samsung-ut si zëvendës president dhe menaxher i përgjithshëm i shitjeve me pakicë. Samsung nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me përgjegjësitë e tij.

Ky punësim tregon edhe njëherë rëndësinë që do t’i kushtojë Samsung-u strategjisë së shitjeve me pakicë. Ndërkohë që koreanët kanë një sërë dyqanesh në botë, përfshi disa në vendin e tyre, Korenë e Jugut, prezenca në SHBA është më e kufizuar. Ajo vjen në formë partneriteti me Best Buy. Shitësi me pakicë krijon hapësira brenda dyqaneve të veta për dyqane të vogla në trajtën e “Samsung Experience”, ku konsumatorët mund të provojnë smartfonët dhe pajisjet e Samsung-ut.

Sipas faqes së tij në LinkedIn, Gudgel ka punuar si drejtor i Apple-it prej marsit 2008. Më parë, ka kaluar gjashtë vite pranë Gehry Partners, firmë e themeluar nga arkitekti legjendar Frank Gehry. Ndër arritjet e Gudgel në Apple vlen të përmendet dizajnimi i një patente për çatinë e lakuar prej xhami në dyqanin Apple Store në Manhattan Upper West Side.

Apple dhe Samsung, dy prej forcave dominuese në industrinë e smartfonëve, janë përfshirë në një seri çështjesh gjyqësorë në lidhje me teknologjinë e pajisjeve të tyre mobile. Muajin e kaluar, një gjykatë federale në SHBA e dënoi Samsung-un me pagesën e një gjobe prej 290 milionë $, duke e çuar dëmshpërblimin që kompania i ka borxh Apple-it në 930 milionë $. Fillimisht, çështja u vlerësua me dëmshpërblim 1.05 miliardë $ në 2012-n. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>