Mobile

Samsung me gjobë rekorde

Mar 21 2012
0 Shpërndarje
Samsung me gjobë rekorde

Samsung Electronics ka marrë dënimin më të madh të pranuar ndonjëherë nga autoritetet. Kompania jugkoreane është gjobitur nga rregullatori shtetëror për shkak të pengesave që ka bërë në hetimet për praktika mashtruese të çmimeve të celularëve.

Menaxhmenti dhe punëtorët e Samsung kanë vonuar hetuesit gjatë vizitave në kompani, kanë fshirë të dhëna nga kompjuterët dhe kanë ofruar të dhëna të rreme, shkruan në publikimin e Komisionit për Tregti të Drejtë (FTC) të Koresë Jugore. Samsung është dënuar me 400 milionë uon (356 mijë dollarë).

Hetuesit në fillim ishin ndaluar të qasen në divizionin wireless të Samsung në qytetin Swaon, dhe kur ishin lejuar të futen brenda, vetëm një punëtor kishte mbetur në kompani, sipas FTC. Rregullatori në arsyetimet për aktvendimin e tyre kishte përfshirë edhe fotografitë nga kamerat ku shfaqeshin punëtorë të Samsung duke lëvizur një tavolinë si pjesë e veprimeve që kanë rënduar hetimet.

Në publikimin e saj, Samsung thotë që “kompania është e përcaktuar për të ruajtur standardet e larta etike dhe do të bëj gjithçka që mundet për të ruajtur këto vlera në të ardhmen.” Gjithashtu nga kompania kanë deklaruar se kurrë nuk janë përfshirë në marrëveshje të fshehta për vendosjen e çmimeve dhe se “do të marrin veprime legale të duhura të dëshmojnë që këto pohime janë të pabaza”.

Rregullatori jugkorean ka gjobitur tre operatorë telefonik dhe tre prodhues të celularëve në lidhje me këto marrëveshje të fshehta prëfshirë edhe kompanitë SK Telecom, KT, LG U+ së bashku me Samsung Electronics, Pantech dhe LG Electronics.

Lajmet e fundit>