Business & Management

Samsung lançon një “app store” të veçantë vetëm për programet e bizneseve

Sep 28 2013
0 Shpërndarje
Samsung lançon një “app store” të veçantë vetëm për programet e bizneseve

Samsung deviceSamsung po përpiqet të futet fuqishem në tregun mobile të bizneseve pasi sapo ka prezantuar produktin më të ri të quajtur “Samsung Solutions Exchange”, i ngjashëm me një dyqan aplikacionesh (app store) për programet e përshtatshme për kompanitë.

Ky është thjesht hapi i parë, ndërkohë kompania po përpiqet të kontaktojë me sa më shumë klientë për të kuptuar nevojat e tyre në mënyrë që të udhëzojë zhvilluesit e softuerëve të realizojnë programe specifike biznesi për pajisjet Samsung.

Në mbështetje të kësaj nisme Samsung ka lançuar mjetet e nevojshme të zhvillimit si dhe më tepër se 1000 API ndaj partnerëve ndër të cilët pritet së shpejti të përfshihen SAP, Microsoft dhe Salesforce.com.

Historikisht zhvilluesit e aplikacioneve kanë krijuar aplikacione me funksionalitete të plota për versionet desktop dhe me funksionalitete të limituara për versionet mobile. Nga zhvillimet e fundit ka lindur nevoja që për bizneset të krijohen aplikacione të plota për pajisjet mobile.

Tregu i bizneseve ka qenë gjithmonë pikësynimi kryesor i kompanisë Blackberry, por me këtë lëvizje të Samsung do e ketë akoma më të vështirë të avancojë dhe të pakësojë humbjet. (CIO Albanian)

AppPrime-note3

Tags >

Samsung
Lajmet e fundit>