Mobile

Samsung lançon Galaxy S III

May 7 2012
0 Shpërndarje
Samsung lançon Galaxy S III

Samsung Electronics ka lançuar celularin e mençur Galaxy S III i cili vjen me një procesor katër bërthamësh, ekran më të madh dhe një mori përmirësimesh softuerike ndër të cilat edhe identifikimi zanor.

Pas gati një muaj spekulimesh për madhësinë e ekranit, rezolucionin e kamerës dhe dizajnin, tani më në fund janë larguar të gjitha të panjohurat. Versioni 3G do të jetë në dispozicion nga fundi i muajit në Evropë para se të lançohet në 144 shtete tjera. Versioni LTE do të del në treg në qershor të këtij viti, sipas Samsung.

Specifikat harduerike janë në një linjë me celularët e mençur të tjerë të tregut të lartë që janë bazuar në Android dhe janë lançuar këtë vit siç është edhe HTC One X.

Galaxy S III operon me procesorin katër bërthamësh 1.4GHz i cili bazohet në ARM Cortex A9. Ka një ekran super AMOLED 4.8 inç me rezolucion 1280×720 me gjerësi 8.6 milimetra dhe peshon vetëm 133 gram.

Kapaciteti i hapësirës së magazinimit është 16, 32, ose 64GB, kapacitet që mund të shtohet me anë të MicroSD kartelave. Ka 1GB Ram memorie, kamerë 8 megapikselë dhe NFC. Derisa përkrahja për realizimin e pagesave me anë të teknologjisë NFC ishte pritur, analistët kanë pritur më shumë RAM memorie – 2GB, dhe kamerë 12 megapikselë duke pas parasysh që rezolucioni i tanishëm është i njëjtë me atë të Samsung Galaxy S II. Megjithatë kjo kamerë e Samsung Galaxy S III do të ofroj mundësinë konsumatorëve të bëjnë deri në 20 fotografi radhazi dhe të zgjedhin më të mirën nga tetë fotografitë e fundit.

Një përparësi ndaj konkurrentit kryesor që ka dal në treg këtë vit, One X të HTC është që versioni LTE i Galaxy S III ka procesor katër bërthamësh për krahasim me One X që ka procesor me dy bërthama. Versioni LTE i Galaxy S III do të lançohet në SHBA, Kore Jugore dhe Japoni, derisa për vendet tjera versionin me HSPA+ në 21Mbps. Për të përkrahur tërë këtë aty është edhe bateria 2100mAh.

Nga risitë më të mëdha është veçoria S Voice e cila mund të përdoret për të kontrolluar celularin, përfshirë kontrollimin e zërit, dërgimin e mesazheve dhe e-mailëve, dhe lançimi automatik të kamerës dhe fotografimin, të gjitha këto me anë të komandave me zë. Ngjashëm si Siri i Apple, edhe S Voice mund të përgjigjet në pyetjet siç janë moti dhe hartat. S Voice do të kuptoj komandat në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, dhe koreanisht. /cio.al/

Lajmet e fundit>