Technology

Samsung kalon Apple me 52 milionë dërgesa para të smartonëve

Jul 26 2012
0 Shpërndarje
Samsung kalon Apple me 52 milionë dërgesa para të smartonëve

Gjatë kohës që Samsung dhe Apple po vazhdojnë luftën mbi patentat dhe shkeljet e tyre, kompania e akuzuar e kalon kohën e vet duke bërë dërgesa smartfonësh. Në çerekun e dytë të 2012, Samsung ka bërë 52.1 dërgesa smartfonësh, ose dyfishi nga sa ka bërë rivali i vet Apple me 26 milionë iPhone në të njejtën periudhë kohore.

Samsung ka privilegjin e të punuarit në ekosisteme të ndryshme të Android, e cila i lejon përfshirjen në pajisje të ndryshme, në të njëjtën kohë që Apple ka vetëm linjën e iPhone. Pavarësisht si dhe pse, Samsung e gjen veten lider në kategorinë e smartfonëve me një diferencë të madhe.

Dërgesat e smartfonëve të Samsung janë përforcuar shumë nga lideri i tyre Galaxy S III, i cili sipas Juniper Research ka një sukses fenomenal. Në qershor Samsung shiti 10 milionë Galaxy S III, duke e ndihmuar të mbyllë hapësirën që kishte në fushën e smartfonëve me Apple. Gjithsesi lansimi i iPhone 5 do të vendosë shifrat përfundimtare.
Jupiters Research thotë se konkurrentët e Android vazhdojnë mos t’ja dalin, me nga njëra anë marketingun e Samsung që ndaloi premtimin e HTC-së për 11.6 milionë, dhe Motorola, e shpërqëndruar nga blerja e Google, e cila ka një mungesë të theksuar në Evropën Përendimore. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>