Business & Management

Samsung investon 4 miliardë dollarë të tjera në “motorrët” e iPhone

Aug 22 2012
0 Shpërndarje
Samsung investon 4 miliardë dollarë të tjera në “motorrët” e iPhone

Sipas një raporti nga Reuters, Samsung po paraqet planet për të investuar edhe një tjetër shumë prej 4 miliardë dollarësh në fabrikën e vet në Teksas, në mënyrë që të rinovojë njërën nga linjat e veta të prodhimit të çipeve dhe të rrisë prodhimin e çipeve të përdorur në smartfonë dhe tabletë.

Fabrika është më së shumti e njohur si vendi i prodhimit të procesorëve A5 dhe A5X të ndërmarrjes Apple – siç iu referohet Tim Cook, “motorrët” e iPhone dhe iPad.

Ashtu siç tregoi ZDnet, Samsung është prodhuesi më i madh i çipeve memorizuese për nga të ardhurat dhe, megjithëse është në luftë ligjore me ndërmarrjen Apple, ata prodhojnë shumë komponentë për pajisjet më të shitura të kësaj të fundit.

Në fakt, kjo marrëdhënie do të ishte në qendrën e investimeve të fundit të ndërmarrjes Samsung. Një raport nga IC Insights parashtron këtë fakt duke theksuar se, teksa Apple angazhohet me prodhuesit e tjerë të çipeve, Samsung-ut do t’i duhet që të tërheqë konsumatorë të tjerë të shkallës së lartë për të kompensuar ndryshimin.

Kjo lëvizje bën që investimi i përgjithshëm i Samsung-ut në fabrikën e vet në Austin të Teksasit të jetë 13 miliardë dollarë, përshkruhet në një raport nga Dow Jones.

Por, 4 miliardë dollarë është investimi i huaj më i madh në shtetin e Teksasit, siç shkruan ZDnet, dhe kjo shifër është më pak se përfitimi në tremujorin e dytë të ndërmarrjes. Koha përkon me investimin prej 5 miliardë dollarë nga kompania Intel në fabrikën e vet në Arizona.

Sipas SEMi, një shoqatë e industrisë së gjysëmpërçuesve, 16 përqind e prodhimit të përgjithshëm të çipeve ndodh në Shtetet e Bashkuara, shifër kjo që ka rënë nga 23 përqind e dhjetë viteve më parë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>