Siguri

Samsung heton nëse ka punonjës minorenë në një prej fabrikave

Aug 9 2012
0 Shpërndarje
Samsung heton nëse ka punonjës minorenë në një prej fabrikave

Samsung sapo ka dërguar një skuadër që do të hetojë për kushtet e punës në një prej fabrikave të saj në Kinë. Ky veprim ka ardhur si rezultat i një raporti të një organizate mbi të drejtat në punë, i cili ka akuzuar kompaninë se ka punësuar punonjës minorenë.

Inspektorët e Samsung-ut do të mbërrijnë në Huizhou, Kinë të enjten për të vërtetuar këto pretendime të China Labor Watch. Kjo organizatë ka deklaruar se HEG Electronics, një prej prodhuesve të Samsung, ka shfrytëzuar fëmijët në punë.

Deri tani kompania nuk e ka mohuar këtë fakt. “Samsung Electronics është një kompani me standarde të larta përsa i përket kushteve të punës”, thoshte midis të tjerash deklarata.

Samsung është prodhuesi më i madh i smartfonëve në Kinë. 22% e smartfonëve të shitur në tremujorin e parë të 2012-ës i përkisnin kësaj marke. Versioni më i ri, Galaxy Nexus S III, ka thyer rekordet për shitje në të gjithë botën.

Vetëm disa kohë më parë, kompania konkurruese Apple, u akuzua për kushte jo të mira pune në fabrikat e Foxconn në Shenzhen, Kinë. (CIO Albanian)

Tags >

Samsung
Lajmet e fundit>