Business & Management

Samsung, Google dhe Microsoft luajnë politikisht

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
Samsung, Google dhe Microsoft luajnë politikisht

capitol Zhvillimet e fundit tregojnë se aftësia për të bërë politikë mund të ndikojë dhe të jetë efektive në fitimin e hapësirës kundrejt kundërshtarit dhe është njësoj si krijimi i produkteve të reja dhe krijimi i patentave. Sunsung-u në Kore që është në gjyq për një patentë me Apple po luan një lojë politike dhe një mënyrë amerikane për të lobuar Kongresin. Kompania i ka gjashtëfishuar përpjekjet lobuese gjatë viteve, tha Bloomberg.

Në vitin 2012 shpenzoi 900000 $ në lobim krahasuar me 150000 $ në 2011. Ata nxitën çështje që përfshijnë shkelje të pronës intelektuale dhe infrastrukturës së telekomunikacionit. Ky investim kaq i madh lobimi vjen mbasi Samsung-u humbi në një çështje ligjore të të drejtës së pronës me Apple tejet të përfolur mediatikisht.

I pyetur nga Bloomberg rreth rritjes së shpenzimeve për lobim, Samsung-u deklaroi se kjo lëvizje është një hap i matur i operacioneve ditore të biznesit, rritjes tonë të prezencës jashtë shteteve ku ne jemi, dhe angazhimit tonë mbi transparencën.

Gjithashtu edhe Google partner i Samsung-ut po përdor një drejtim tjetër politik kundrejt rivalit të tij Microsoft. Mbasi Microsoft-i i pagoi 731 milionë $ Komisionit Europianë mbi një shkelje të kushteve të kontratës të bërë me të, Financial Times raportoi se Google dhe Opera kontribuuan në këtë vendim të Komisionit Europian. tech law

Kontrata kishte të bënte me lajmërimin që Microsoft-i do ti duhet ti bënte përdoruesve të evropian të Windows se ekzistojnë edhe alternativa të tjera përveç Internet Explorer.

Ndërkohë që Microsoft-i nga ana tjetër po manipulon sistemet politike për të pasur më shumë kontroll mbi Google. Kompania po mbështet një ligj të propozuar në Massachusetts qëllimisht për Google Docs, që konkurrojnë me paketën Office të Microsoft-it.

Duke mbështetur idenë se ligji është krijuar për të ruajtur privatësinë e studentëve në shkollat publike, fatura që i adresohet Google mund të jetë shumë e lartë e negative për aplikimet e saj si Gmail, raportoi Wall Street Journal. Ligji i propozuar do ti ndalojë kompanitë që i ofrojnë shkollave me shërbime të resë(cloud) ti përdorin informacionet e ruajtura për qëllime reklamimi.

Legjislacioni përputhet edhe me një fushatë të ndërmarrë nga Microsoft-i kundër Google të quajtur “Scroogled” sipas të cilës dënon Google për përdorimin e informacioneve të përdoruesve për të qenë shënjestër e reklamuesve. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>