Mobile

Samsung fillon përditësimin në Android 4.0

Mar 14 2012
0 Shpërndarje
Samsung fillon përditësimin në Android 4.0

Samsung Electronics ka filluar përditësimin e celularëve të mençur Galaxy S II në Android 4.0 ose siç njihet ndryshe edhe si Ice Cream Sandwich.

Përditësimi do të filloj në vendet evropiane si Polonia, Hungaria, dhe Suedia, dhe gjithashtu në Kore Jugore, para se të filloj të shpërndahet edhe në tregjet tjera.

Kompania nuk ka publikuar ndonjë detaj se kur do të filloj të përditësoj produktet e saja në SHBA dhe Francë. Por duket se konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar s’do duhet të presin shumë gjatë, pasi përditësimi do të jetë në dispozicion qysh javën e ardhshme varësisht prej operatorëve telefonik, sipas Samsung U.K.

Përditësimet me Android 4.0 për Galaxy Note, Galaxy S II LTE, Galaxy R, Galaxy Tab 7.0 Plus, 7.7, 8.9, 8.9 LTE, dhe 10.1 do të vijnë shumë shpejt deklarojnë nga Samsung pa saktësuar ndonjë datë.

Google kishte lançuar Android 4.0 dhe Galaxy Nexus i cili ishte zhvilluar në bashkëpunim të Google dhe Samsung para pesë muajve. Tani ka filluar të zgjeroj këtë sistem operativ edhe në celularët tjerë dhe produktet e reja që do të dalin në treg.

Pos përditësimit të produkteve ekzistuese, Samsung ka njoftuar edhe një numër të produktesh të reja që do të përdorin sistemin operativ të ri të Google, përfshirë Galaxy Note 10.1, Galaxy Tab 2 (7.0) dhe Galaxy Tab 2 (10.1).

Lajmet e fundit>