Mobile

Samsung dyfishon shpejtësinë e kartelave MicroSD për celularë të mençur

Jul 1 2011
0 Shpërndarje
Samsung dyfishon shpejtësinë e kartelave MicroSD për celularë të mençur

altSamsung Electronics sot njoftoi që është duke prodhuar kartela microSD të performancës të lartë që dyfishojnë shpejtësinë e transferimit të dhënave në krahasim me kartela e gjeneratës së kaluar të dedikuara për celularë të mençur.

MicroSD kartelat e reja të Samsung mund të ruajnë deri në 32 GB të dhëna dhe kanë aftësi të lexojnë ato me një shpejtësi prej 24MB/sekondë dhe mundësinë për të shkruar të dhënat me shpejtësi deri në 12MB/sekondë, që është dyfish më shpejtë se klasa e katërt e kartelave microSD 32GB.

Kartelat e reja microSD kanë shpejtësinë e klasës të dhjetë për ruajtjen e të dhënave dhe transferimin e videove të definicionit të lartë, HD, një veti që po bëhet shumë e popullarizuar tek përdoruesit e celularëve të mençur 4G.

Kartelat SD janë të klasifikuar në katër nivele shpejtësish: Klasa 2, 4, 6 dhe 10. Klasat 4, 6, dhe 10 janë të vlerësuara për përdorimin e incizimeve në definicionin e lartë, me klasën e 10 që është e dedikuar për portat me shpejtësi të larta siç është FireWire.

Kartela e re 32GB e Samsung përdor 3bit-për-qelulë, dhe çip NAND 20-nanometërsh për kujtesë të shpejtë. Nga Samsung deklarojnë që duke përdorur qarqet më të vogla 20nm në vend të atyre 30nm, prodhimtaria e çipave është ngritur për më shumë se 30%.

Lajmet e fundit>