Harduer

Samsung do të nxjerrë pasardhësin e Galaxy Note

Aug 6 2012
0 Shpërndarje
Samsung do të nxjerrë pasardhësin e Galaxy Note

Si e vazhdon serinë e një pajisje që shërben si vijë ndarëse midis një smartfoni dhe një tableti me prekje 5.3 inç?

Do ta marrim vesh më vonë këtë muaj kur Samsung do të nxjerrë pasardhësin e vet të Galaxy Note në smartfonë dhe tabletë. Thashethemet në internet thonë se Samsung po planifikon një event më 29 gusht.

Në fakt ka raporte kundërthënëse me njëra- tjetrën mbi faktin se çfarë Samsung do të nxjerrë në këtë pikë. “Ne kemi në plan të zbulojmë Galaxy Note të ardhshëm në eventin e Samsung Mobile Unpacked në Berlin më 29 gusht” tha një zëdhënës i kompanisë për Reuters, pa përfshirë detaje tjera.

Në të njëjtën kohë AllThingsD tha se foli me një përfaqësues të Samsung që konfirmoi për eventin e 29 gushtit, por nuk dha asnjë detal për atë se çfarë do të prezantohej.

Edhe pse nuk kemi baza të forta për të besuar, ka pasur fjalë se Galaxy Note i ri do të ketë një ekran më të madh (5.5 inç), një CPU më të shpejt si dhe një kamerë të përmirësuar. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>