Business & Management

Samsung do të ketë tashmë tre CEO në detyrë

Mar 16 2013
0 Shpërndarje
Samsung do të ketë tashmë tre CEO në detyrë

SamsungSamsung Electronics ka vendosur që të rrisë në detyrë drejtorët e sektorit mobile dhe atij të pajisjeve elektronike, të cilët do të kenë të njëjtin pozicion si CEO-ja i deritanishëm i kompanisë.

Ky ndryshim vjen për shkak të rritjes së kompanisë, teksa ajo përpiqet të forcojë pavarësinë e sektorëve kryesorë, të cilët janë zgjeruar jashtëzakonisht shumë.

Gjatë ditës së premte Samsung u shpreh se J.K. Shin, drejtor i IT-së dhe Komunikimit si dhe Boo-keun Yoon, i cili drejton pajisjet elektronike për konsum do të pozicionohen si CEO, rol të cilin do ta ndajnë me drejtorin ekzekutiv aktual Oh-Hyun Park.

Samsung Electronics dominon tregun me disa pajisje elektronike, përfshi telefonët mobile dhe televizorët, si dhe njëkohësisht NAND flash, ekranet dhe DRAM. Gjigandët koreano-jugorë deklaruan se lëvizjet e personelit synonin të vendosnin një ndarje të qartë mes biznesit të pajisjeve mobile dhe televizorëve, të cilat janë zgjeruar shumë.

“Kjo mënyrë e re udhëheqjeje do të na shërbejë për të qartësuar dhe për të rritur pavarësinë në menaxhimin e dy sektorëve,” u shpreh kompania në deklaratën për shtyp. Samsung Electronics është firma kryesore e Samsung Group, konglomerati gjigand korean. Grupi përfshin edhe firma të tjera nga kujdesi për shëndetin e deri tek ndërtimi i anijeve.

Firma e elektronikës u bë e suksesshme falë prodhimit të DRAM-eve, me të cilat konkurroi dhe ua kaloi tregjeve amerikane dhe atyre japoneze. Sot vazhdon të mbetet dominuese në disa komponentë thelbësorë të teknologjisë si kujtesat dhe procesorët mobile.

Gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, 80% e të ardhurave dhe 70% e fitimeve vinte nga sektorët mobile dhe pajisjeve elektronike për konsumatorët. (CIO Albanian)

Tags >

Samsung
Lajmet e fundit>