Business & Management

Samsung do të bashkëpunojë me PayPal për ofrimin e pagesave përmes orëve inteligjente

Sep 21 2014
0 Shpërndarje
Samsung do të bashkëpunojë me PayPal për ofrimin e pagesave përmes orëve inteligjente

samsung-300x180Kompania Samsung, aspak e “ndrojtur” në ofrimin e produkteve të reja, ka në plane të zbulojë orën e saj inteligjente për pagesat, sipas një raporti që vjen nga Bussines Korea. Kompania thuhet se do të bashkëpunojë me Paypal për të ndërtuar këtë aftësi në orën e saj inteligjente të re. Sipas raportit, Samsung do të zbulojë pajisjen në Kongresin Mobil Botëror 2015.

PayPal po pret fillimin e një betejë më Apple Pay në fushën e pagesave mobile. Në fakt tashmë ka filluar më një sulm pas lançimit të orës inteligjente të Apple, iWatch, duke vendosur një reklamë në krye të faqes së New York Times rreth skandali të selfieve nudo të Apple.

Ora e spekuluar mund të përdorë teknologjinë e autentikimit përmes shenjave të gishtërinjve, një tjetër lëvizje për të rritur privatësinë e përdoruesve. Samunsg tashmë ka zbuluar disa orë inteligjente që funksionojnë me sistemin operativ Tizen dhe Android Wear. Nëse kjo marrëveshje me PayPal bëhet tërësisht funksionale, nuk do ti pëlqejë aspak Google e cila vazhdon të shtyjë në treg shërbimin e saj Google Wallet pët pagesat dixhitale. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>