Slider

Samsung dhe Apple ndërpresin çështjet gjyqësore jashtë SHBA-së

Aug 7 2014
0 Shpërndarje
Samsung dhe Apple ndërpresin çështjet gjyqësore jashtë SHBA-së

DSCF2991-2.0_standard_640.0Apple dhe Samsung janë duke bërë paqe – të paktën jashtë SHBA-së. Në një lëvizje pak befasuese gjatë orëve të para të ditës së mërkurë, të dy kompanitë thanë që janë duke ndërprerë të gjitha çështjet gjyqësore jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Samsung dhe Apple janë pajtuar të hedhin poshtë të gjitha çështjet gjyqësore mes dy kompanive jashtë Shteteve të Bashkura,” thanë të dy kompanitë në një deklaratë të përbashkët për The Verge. “Kjo marrëveshje nuk përfshin ndonjë rregullim në licenca dhe kompanitë janë duke vazhduar të ndjekin rastet e tyre ekzistuese në gjykatat e SHBA-së.”

Rastet gjyqësore në SHBA janë më të mëdhatë në mesin e betejave ndërkombëtare sa i përket parave, ku Apple ka fituar më tepër se 1 miliard dollarë për shkak të dëmeve nga Samsung, në procesin e parë gjyqësor mes dy kompanive. Në rastin e dytë, që ishte vendosur në muajin maj, rezultoi në shifra më të vogla. Një juri gjeti që të dy kompanitë kanë shkelur patentat e njëra-tjetrës, duke e dënuar Samsung-un n me 119.6 milionë dollarë, ndërsa Apple-in me 158,400 dollarë. Edhe pas kësaj, asnjëri nga rastet gjyqësore nuk rezultoi me bllokime të produkteve të fundit, ku telefonët dhe tabletët e tyre shpesh tejkaluan shpejtësinë e ligjit.

Marrëveshja përfshin rastet gjyqësore që mbetnin në Australi, Gjermani, Francë, Itali, Japoni, Holandë, Kore të Jugut dhe Mbretëri të Bashkuar. Në disa nga këto shtete – duke përfshirë Australinë, Gjermaninë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Holandën – u nisën nga Apple, ndërsa rastet e tjera nga Samsung. Derisa rastet në SHBA kanë më tepër peshë sa i përket sasisë së dollarëve, disa raste ndërkombëtare kanë ardhur me një thumbim, një fitore të Apple në Gjermani që e detyroi Samsung-un të ridizajnojë tabletët e vet Galaxy për t’iu shmangur bllokimit në shitje.

Që të dy kompanitë janë takuar shumë herë për ta arritur një marrëveshje të mundshme, biseda këto të cilat nuk kanë çuar gjëkundi. Ka pasur indikacione që një fund do të mund të ishte afër, duke përfshirë një zgjidhje mes Apple-it dhe Motorola Mobility gjatë muajit maj, kur të dy kompanitë u pajtuan që të punojnë në reformën e patentave. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>