Menaxhim Projektesh

Samsung dështon në përpjekjen për të ndaluar iPhone-t në Japoni

Oct 23 2012
0 Shpërndarje
Samsung dështon në përpjekjen për të ndaluar iPhone-t në Japoni

Beteja epike mes Apple dhe Samsung-ut vazhdon. Samsung-u kërkoi ndalimin e shitjeve të iPhone-ve në Japoni. Por, në fundjavën që sapo lamë pas, Gjykata e Tokios e refuzoi këtë kërkesë.

Gjykata Rajonale e Tokios rrëzoi dy pretendime të Samsung-ut muajin e kaluar. Në 14 shtator, gjykata nuk mori parasysh deklaratën se teknologjia e iPhone-t për të shkarkuar aplikacione, kishte cenuar patentat e Samsung-ut.

Në 11 tetor, gjykata refuzoi sërish një tjetër pretendim të Samsung-ut, sipas së cilit “airplane mode” e iPhone-t ishte vjedhur nga një teknologji e njëjtë e japonezëve.

Këto vendime nuk do të ndalojnë shitjet e iPhone-ve në Japoni. Sipas IDC Japan, pajisja ishte smartfoni më i shitur në mars, duke kapur 26.6% të tregut. (CIO Albanian)

Tags >

Samsung
Lajmet e fundit>