IT Organizate

Salman Khan nxit për inovacione të diplomuarit e MIT

Jun 9 2012
0 Shpërndarje
Salman Khan nxit për inovacione të diplomuarit e MIT

“Shkencëtarët e ardhshëm dhe profesionistët e teknologjisë, jo qeveritë, do të zhvillojnë më tej inovacionet, nga të cilat përfiton shumë shoqëria”, – iu tha në fillim të fjalës së tij, sipërmarrësi online Sal Khan, të diplomuarve të vitit 2012 të MIT.

“Revolucionet pozitive nuk do të fillojnë nga gjeneralët dhe politikanët. Ato do të fillojnë nga inovatorët si ju,” – tha Khan, një i diplomuar nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusets në Kembrixh.

Khan Academy  është organizata jofitimprurëse edukative online, të cilën e themeloi Khan. Organizata ofron, pa pagesë dhe për çdokënd që përdor ueb-in, përafërsisht 3,000 video të krijuara nga Khan, ku shumica e videove janë në fushën e shkencës dhe të matematikës. Në video, ai shkruan në një dërrasë të zezë virtuale, shënime dhe diagrame nga mësimet e marra në auditor dhe përdor shërbimet e uebit, si Google Maps. Disa nga mësimet që ndodhen në YouTube të Khan Academy, janë për teorinë e big bangut, kimi, etj.

Në vitin 2006, Khan filloi krijimin e këtyre videove dhe postimin e tyre në YouTube, si rrugë për të mësuar kushëririn e vet në New Orleans në lëndën e matematikës. Këto video u bë popullore nga njerëzit jashtë familjes së tij dhe kështu në vitin 2009, ai dha dorëheqje nga puna e tij prej analisti në Silicon Valley për të bërë video dhe softuerë.

Gjatë ligjëratës së tij, e transmetuar edhe në ueb, Khan tha që shpirti i OpenCourseWare të MIT-së ndikoi në nismën e Khan Academy dhe erdhi si rrjedhojë e shumë mësimeve që transmetoheshin pa pagesë në YouTube.

Me OpenCourseWare, MIT pyeti se si do të mund t’i përkrahte njerëzit. Kjo i dha Khan-it një motiv që Khan Academy “duhet të kapërcejë idenë e përfitimeve”, kur të tjerët ishin duke diskutuar rreth kthimit të ndërmarrjes në një biznes fitimprurës. (CIO Albanian) [yframe url=’http://www.youtube.com/user/khanacademy’]

Lajmet e fundit>