Business & Management

Safari për celularë, shfletuesi me rritjen më të shpejt

Jun 3 2012
0 Shpërndarje
Safari për celularë, shfletuesi me rritjen më të shpejt

Ndoshta ju ka rastisur të dëgjoni për rëndësinë e teknologjisë së shfletuesve. Nëse kjo nuk ju tingëllon si e vërtetë, dëgjoni mirë! Shfletuesit kanë qenë të rëndësishëm për dy dekadat e fundit.

Sidoqoftë, profili i tyre është vetëm duke u rritur teksa aplikacionet shpërngulen në cloud. Kështu që, shfletuesit janë duke u bërë shumë të rëndësishëm teksa rëndësia e aplikacioneve për desktop shkon duke u zbehur.

Dhe kjo nënkupton që lufta për kontrollim të tregut të shfletuesve është më e egër sot se sa që ishte dje, edhe sigurisht që do të jetë më e egër në të ardhmen.

Edhe pse Chrome dhe Internet Explorer mund të jenë shfletuesit më të popullarizuar, është Mobile Safari që ka rritjen në të madhe gjatë vitit të fundit, sipas të dhënave të publikuara me 1 qershor nga kompania Monetate.

Sipas një studimi të kësaj kompanie, përdorimi i shfletuesit Mobile Safari në faqet e saja, që përfshinë faqet e-commerce si QVC, është rritur prej 5.84% në tremujorin e parë të vitit 2011 në 11.2% në tremujorin e parë të këtij viti.

Kjo rritje nuk e bën Mobile Safari shfletuesin më të popullarizuar, por do të thotë se ky shfletues ka rritjen më të madhe.

Sipas të dhënave nga faqja për hulumtimin e brouserëve Statcounter.com të publikuar më 21 maj, Google Chrome së fundi ka arritur ta kalojë Internet Explorer dhe të bëhet shfletuesi më i popullarizuar në botë, me 32.52% të tregut krahasuar me 32.12% të Internet Explorer; Firefox u rendit i treti me 25.48% derisa Safari vjen në 7.12%. (CIO Albanian)

Më poshtë paraqesim grafikën me detajet e hulumtimit nga kompania Monetate.

Lajmet e fundit>