IT Organizate

Sa të vlefshme janë realisht certifikimet e IT-së?

May 15 2013
0 Shpërndarje
Sa të vlefshme janë realisht certifikimet e IT-së?

Security firmGary Hensley është vlerësuar si “Computerworld Premier 100 IT Leader” i muajit. Në këtë intervistë për CIO.com ai përgjigjet lidhur me një temë kaq të prekur çdo ditë, siç është vlera reale e certifikimeve.

A ia vlejnë të ndiqen certifikimet? Cilat janë më të rëndësishmet dhe më të vlefshmet për dikë që sapo ka nisur karrierën në IT?

Po, certifikimet mund t’ia vlejnë vërtet. Dhjetë vjet më parë, teksa kërkoja për talente në IT, vlerësoja më tepër ata që kishin një diplomë universitare në krahasim me ata që kishin certifikime. Por sot kohët kanë ndryshuar. Një diplomë në biznes mund të jetë një bazë mjaft e mirë për analistët e biznesit të IT-së. Certifikimet teknike mund t’ju mësojnë baza të rëndësishme për rrjetet, sistemet etj. Për ata që janë në fillimet e karrierës në IT, prioritet duhet t’i jepet teknologjive më të përhapura. Për shembull, Microsoft ka disa certifikime të përqendruara në servera, rrjeta, siguri dhe sisteme operative të quajtura MTA (Microsoft Technology Associate). Nga ana tjetër, certifikime për rrjetat ofron edhe Cisco (CCNA – Cisco Certified Network Associate), i cili është një nga kualifikimet më të vjetra dhe më të forta. Virtualizimi i serverave është po ashtu një temë mjaft interesante sot për sot. VMware ofron VCP (VMware Certified Professional) për të implementuar dhe mirëmbajtur mjediset virtuale Vmware.

Pasi kam punuar në suport për desktop për pesë vite, jam gati për një ndryshim dhe po mendoj të përqendrohem në fushën e sigurisë. Çfarë do të më ndihmonte në këtë kalim?

Nëse mendoni të rriteni në karrierë brenda kompanisë suaj, atëherë duhet t’ia shprehni këtë dëshirë eprorëve tuaj, ndoshta edhe menaxherëve të sektorit të sigurisë.

Ndjekja e profesionistëve të sigurisë për të mësuar sado pak nga puna e tyre është një nga metodat më të mira për të mësuar. Më pas mund t’ju hyjë në punë edhe një certifikim. Përzgjedhja e tij varet nga ajo që kërkoni të mësoni. Një certifikatë e avancuar dhe njëkohësisht mjaft e vlerësuar është CISSP (Certified Information Systems Security Professional), edhe pse kjo mund të jetë fillimisht e paarritshme nga dikush që është në hapat e para të karrierës.

Si mund të bëhet lider një menaxher i mirë?

Cilësitë e një lideri të mirë varen edhe nga kultura e kompanisë dhe grupi i punës me të cilin punoni. Gjithsesi, ka disa aftësi të nevojshme për një lider të ardhshëm:

* Të shfaqni vizionin tuaj.

* Të pajisni grupin tuaj të punës me mjetet e duhura, trajnimet apo burimet e nevojshme.

* Mësojini edhe të tjerët si të kenë sukses. Ndihmojini ata kur kanë nevojë sepse në fund të fundit, gjithçka do të jetë në të mirë të kompanisë që drejtoni.

* Mos u tregoni kryelartë. Jini të gatshëm për të mësuar më tepër dhe për të dëgjuar e ndjekur të tjerët. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>