Internet

Sa mundësi ka që interneti të mohohet në shtete të ndryshme të botës

Dec 5 2012
0 Shpërndarje
Sa mundësi ka që interneti të mohohet në shtete të ndryshme të botës

Sa e vështirë është të mohohet aksesi në internet në vende të ndryshme të botës ashtu siç ndodhi në Siri para një jave?

Kjo është pyetje me vend duke marrë parasysh shqetësimet e njerëzve në shtete të ndryshme të botës lidhur me probabilitetin që ka qeveria përkatëse për të kryer një veprim të tillë.

Çelësi i mbijetesës së lirë të internetit është decentralizimi i tij, i cili nuk është i shpërndarë në mënyrë uniforme në botë.

Nëse interneti në vendin ku jetoni kontrollohet nga një apo dy kompani, atëherë nuk është e vështirë për qeverinë të bëjë thjesht disa telefonata për të ndaluar aksesin në internet.

Në figurën e mëposhtme zhvilluar nga Gizmodo, bazuar në të dhënat e diversitetit të internetit në shtete të ndryshme të botës, paraqitet edhe probabiliteti i shkëputjes së internetit.

Logjika është e thjeshtë:

– Nëse në një shtet aksesi mbahet nga një apo dy kompani, atëherë shkëputja e internetit konsiderohet me risk të lartë. Këtu përfshihen shtete si Siria, Tunizia, Algjeria, Turkmenistani, Libia, Etopia, Jemeni etj.

– Nëse aksesi mbahet nga 3 deri 10 kompani, atëherë risku konsiderohet deri diku i lartë. Në këtë kategori bëjnë pjesë 72 shtete përfshi Omanin, Ruandën, Pakistanin, Armeninë, Iranin etj.

– Aksesi që mbahet nga 11 deri 40 kompani përbën një risk mjaft të ulët. Në këtë kategori hyjnë 58 shtete, përfshi Shqipërinë, Indinë, Izraelin, Ekuadorin, Kilin, Vietnamin, çuditërisht edhe Kinën etj.

– Nëse aksesi mbahet nga mbi 40 ofrues, atëherë është pothuajse e pamundur një shkëputje e ngjashme me atë të Sirisë. Në këtë zonë përfshihen shtete që i përkasin ekonomive të fuqishme të internetit si Kanadaja, SHBA, Hollanda, Gjermania, Anglia etj. Pra, rreth 32 shtete. (CIO Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>