Siguri

Rusia planifikon vëzhgim të rreptë të turistëve në Olimpiadën Dimërore 2014

Oct 10 2013
0 Shpërndarje
Rusia planifikon vëzhgim të rreptë të turistëve në Olimpiadën Dimërore 2014

Rusia PutinNë muajin shkurt, vizitorët nga e mbarë bota pritet të grumbullohen në Sochi, Rusi, për Olimpiadën Dimërore 2014.

Sipas një raporti të ri të publikuar në The Guaridan, ata do të “përshëndeten” me njërin nga sistemet me tronditës sa i përket vëzhgimit të uebit në botë.

Dokumentet e reja, të shpalosura nga një skuadër e gazetarëve rusë, në bashkëpunim me Laboratorin e Qytetarëve, kanë treguar për planet e Rusisë për të luftuar kundër aksioneve të fundit të protestuesve duke u futur në aktivitetet online të secilit në rajon.

Nga atje, agjencitë shtetërore do të jenë në gjendje që të kërkojnë për fjalë të caktuara për të cilat mund të dyshojnë, një bashkësi fjalësh kjo e cila nga një analist është përshkruar si “PRSM në steroide”.

Sistemi i thellë i hulumtimit nga Rusia është përshkruar më herët, por dokumentet e reja tregojnë se sa shpejt ky sistem është duke u ndërtuar, me përditësime madhore të cilat janë duke u bërë si për rrjetet telefonike, ashtu edhe për ato Wi-Fi në përgatitje për fluksin e madh të vizitorëve të cilët pritet të vijnë.

Siç tregon gazetari Andrei Soldatov, “Autoritetet ruse dëshirojnë që të sigurohen që çdo lidhje dhe çdo lëvizje e bërë online në Sochi gjatë Olimpiads të jetë absolutisht transparente për shërbimet sekrete të vendit.” (CIO Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>