Siguri

Rusia miraton ligjin që kërkon ruajtjen e të dhënave personale online brenda kufijve të saj

Jul 5 2014
0 Shpërndarje
Rusia miraton ligjin që kërkon ruajtjen e të dhënave personale online brenda kufijve të saj

7743578792_794f0cebbe_o.0_standard_640.0Një ligj i ri i miratuar nga parlamenti rus gjatë ditës së premte kërkon që kompanitë e internetit të bëjnë ruajtjen e të dhënave personale të përdoruesve rus brenda kufijve të shtetit, lëvizje kjo e cila do të mund ta bënte më të lehtë mbajtjen nën mbikëqyrje për zyrtarët qeveritarë.

Anëtarët e parlamentit kanë mbrojtur këtë akt duke e cilësuar atë si një masë për të mbrojtur përdoruesit e internetit në vend hollësitë e të cilëve shpesh mbahen në SHBA apo diku tjetër dhe skandalet e përgjimit të SHBA-së të zbuluara nga Edward Snowden e kanë lehtësuar miratimin e këtij akti.

Ligji i ri kërkon që kompanitë që bëjnë biznes në Rusi të hapin qendrat e të dhënave brenda vendit deri në vitin 2016 ose do të ballafaqohen me bllokada; një numër i kompanive të profilit të lartë, duke përfshirë këtu kompaninë Twitter nuk kanë prani lokale dhe nuk është e qartë nëse vendimi nga parlamenti rus do të ndiqet me ndonjë veprim.

Shteti tashmë ka shfaqur një dëshirë për të bllokuar faqet që nuk i respektojnë rregulloret e tij dhe kërkesat e fundit që blogerët të regjistrohen me identitetin e tyre të vërtetë kanë ngritur tensionet për lirinë në internet. Në çfarëdo rasti, prurja e të dhënave personale të banorëve të vet më afër rregulltarëve nuk do të largojë shqetësimet që një goditje është duke u përgatitur. (CIO Albanian)

Tags >

privatesi
Lajmet e fundit>