Internet

Rrjeti tregtar kinez Alibaba synon të tejkalojë Walmart-in si firma më e madhe me pakicë në 2016-n

Oct 16 2013
0 Shpërndarje
Rrjeti tregtar kinez Alibaba synon të tejkalojë Walmart-in si firma më e madhe me pakicë në 2016-n

AlibabaRrjeti tregtar kinez që operon në mënyrë elektronike përmes internetit, Alibaba, transaksionet e së cilës (si platformë e e-commerce) kanë tekjaluar ato të Amazon-it dhe eBay-it së bashku, synon tashmë të tejkalojë edhe Walmart-in si firma e madhe e shitjeve me pakicë në botë brenda vitit 2016.

Jonathan Lu, CEO-ja i Alibaba, u shpreh se kompania po synon të trefishojë vëllimin e transaksioneve në platformat tregtare duke arritur në rreth 490 milionë $ brenda vitit 2016, duke tejkaluar gjigandin amerikan Walmart.

Mënyra kryesore se si po e arrin këtë gjë Alibaba është depërtimi dhe shpërndarja në tregun amerikan, veçanërisht përmes shërbimit të ri në SHBA, përmes së cilit dërgesat e blerjeve bëhen brenda dy ditësh.

Për të forcuar pozicionin e vet në Kinë, Alibaba po planifikon të investojë 16 miliardë $ në logjistikë dhe suport, deri në vitin 2020. Alibaba po bën përpjekje edhe për rritjen e shpejtësië së përpunimit te të dhënave, duke marrë shkas nga konkurrenca gjithmonë e në rritje e rivalëve të tij. Një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe ndërtimit dhe përgatitjes së magazinave të reja.

Përveç investimeve globale, Alibaba po përpiqet ta sjellë modelin e vet të tregut edhe shtetet e tjera të Azisë. Për shembull, muajin e kaluar, ata lançuan dyqanin Taobao në Singapor, duke synuar të hyjnë në tregun e azisë juglindore dhe më pas të Taivanit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>