Aplikacione

Rrjetet sociale: Krahina e Baden-Württemberg ndalon Facebook-un për mësuesit

Aug 16 2013
0 Shpërndarje
Rrjetet sociale: Krahina e Baden-Württemberg ndalon Facebook-un për mësuesit

facebook hashtagPërveç nxënësve, edhe mësuesit kanë filluar t’i përdorin gjerësisht mediat e komunikimit si Facebook, Twitter apo StudiVZ, për të krijuar grupe mësimore online apo për të vendosur takime. Por, krahina e Baden-Württemberg synon t’i japë fund përdorimit të këtyre rrjeteve sociale nëpër shkolla.

Baden-Württemberg: Ndalohet përdorimi i rrjeteve si Facebook në ambjentet brenda shkollës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Baden-Württemberg ka lëshuar një direktivë sipas së cilës ndalohet përdorimi i platformave sociale si Facebook apo StudiVZ nga mësuesit për qëllime komunikimi me kolegët apo studentët. Kjo direktivë është formuluar në mbrojtje të të dhënave. Direktiva është e para që vjen si orientim zyrtar për përdorimin e rrjeteve socialenë shkolla. Atje përfshihen komunikimet e postës elektronike përmes shërbimeve të mediave sociale, bisedat (chats), shkëmbimi i të dhënave si notat, madje edhe lajmërimi i takimeve brenda shkollës. Informacionet e rëndësishme duhet të transmetohen përmes formave të zakonshme që përdoren në këto raste apo përmes e-maileve të enkriptuar. Faqet e zakonshme të “fansave” që përfaqësojnë shkollat nuk përfshihen në këtë direktivë.

Mungesa e mbrojtjes së të dhënave në shërbimet e mediave sociale

Qëllimi kryesor për hartimin e direktivës që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale në Baden-Württemberg mbetet praktika e mbrojtjes së të dhënave, sipas së cilës ndalohet dorëzimi i të dhënave personale si notat. Ministria thekson se, dorëzimi i të dhënave personale në rrjetet sociale konsiderohet i papranueshëm për sa kohë serverët e kompanisë gjenden jashtë territorit të Bashkimit Europian, siç është për shembull rasti i Facebook-ut, i cili i ka serverët në SHBA. Kjo për arsyen se standardet e mbrojtjes së të dhënave në këto raste nuk përputhen me ato gjermane dhe europiane. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>