Karriere

Rrjetet sociale janë një mundësi e mirë për të lidhur punëdhënësit me punë kërkuesit

Sep 17 2013
0 Shpërndarje
Rrjetet sociale janë një mundësi e mirë për të lidhur punëdhënësit me punë kërkuesit

rrjete socioale“Gjahtarët” e punëve e dinë se faqet e rrjeteve sociale mund të jenë mjete të mira për gjetjen e punonjësve.

Këto platforma vënë në vitrinë kompanitë dhe produktet e tyre, duke u lidhur me kërkuesit e punëve për punësim të mundshëm në biznese të vogla apo të mëdha.

Rekrutuesit po kërkojnë në profilet në faqet sociale duke i përdorur për të vlerësuar punë kërkuesit. LinkedIn, rrjeti social më i madh i dedikuar për profesionalët, është destinacioni më popullor për punonjësit që kërkojnë punë, por mos nënvlerëson rolin e Facebook-ut dhe Twitter-it.

Jobvite së fundmi anketoi shumë kompani dhe gjeti se këta rekrutues shohin në llogaritë e këtyre faqeve sociale për të parë aplikantët me eksperiencë profesionale, dhe gjithashtu për të nxjerrë në pah informacione se si këta aplikantë të mund të përshtaten me kulturën e kompanisë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>