Internet

Rrjetet në vitin 2020: trafik më të ngarkuar, harxhim më të vogël energjie

May 15 2013
0 Shpërndarje
Rrjetet në vitin 2020: trafik më të ngarkuar, harxhim më të vogël energjie

traficSipas GreenTouch consortium, rrjetet do të përdorin shumë herë më pak energji në vitin 2020, pavarësisht se do të kenë trafik më të madh.

GreenTouch consortium është themeluar në vitin 2010 për të shpejtuar procesin e zhvillimit të rrjeteve më efiçente. Ata shprehen se kanë identifikuar teknologji që mund të reduktojnë energjinë e kërkuar me 90%, pavarësisht se trafiku në rrjet rritet çdo ditë e më shumë.

Grupi përbëhet nga shitës pajisjesh elektronike, prodhues pjesësh dhe ofrues shërbimesh. Të gjitha arritjet do të prezantohen në një raport gjatë muajit qershor.

“Këto teknologji kanë potencialin e duhur për të përballuar rritjen e trafikut dhe njëkohësisht konsumojnë më pak energji,” u shpreh Thierry Kein, kryetar i komitetit teknik të GreenTouch.

Mjetet që i mundësojnë këto teknologji përfshijnë pajisje të reja, komponentë, algoritme, arkitektura dhe protokolle. Të gjitha këto janë testuar në laboratorë, tha Klein.

Vetë GreenTouch nuk shesin produkte. Ata ndihmojnë prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve të gjejnë alternativa të reja për të reduktuar konsumin e energjisë. Kur u lançua fillimisht si grup nga Alcatel-Lucent, kishte 10 pjesëmarrës. Sot, kjo listë është rritur në 50, përfshiHuawei Technologies, Fujitsu, Samsung, Vodafone, China Mobile dhe një sërë universitetesh. Megjithatë, viher re mungesa e disa kompanive të rëndësishme të kësaj industrie si Ericsson, Cisco Systems dhe Nokia Siemens Networks.

Grupi po i bën thirrje të gjitha kompanive të fushës së ICT-së për bashkëpunim, pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrihet një efiçensë më e madhe. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>