Internet

Rrjetet 5G janë akoma vite larg

Feb 23 2016
0 Shpërndarje
Rrjetet 5G janë akoma vite larg

5g-wireless-mwc-100646361-primary.idgeKur bëhet fjalë për 5G-në, gjenerata e re e qasjes në internetin mobil, jemi pak skeptik. Nuk po themi se 5G-ja nuk do të mbërrijë kurrë por jemi të sigurtë se kjo nuk do të ndodhë nesër siç pretendojnë disa kompani telekomunikacionit.

Axhenda më e prekshme e 5G-së është mbërritja rreth 2020-tës. Megjithatë gjatë Kongresit Mobil Botëror prodhuesit e paisjeve dhe kompanitë e telekomunikacionit manifestuan një besueshmëri të pashoq duke planifikuar ta tejkalojnë këtë afat me vite.

Përdorshmëria e 5G-së akoma nuk është përcaktuar. Sigurisht që ka për të qenë më e shpejtë se 4G LTE por sa? Si do ofrohet? Si do të adoptohen paisjet dixhitale me këtë teknologji super të shpejtë? Të gjitha këto pyetje akoma skanë marrë përgjigje.

Standartet janë gjëagjëza e 5G-së

Gjersa të përcaktohen standartet e 5G-së, e shumta që industria mund të bëjë janë eksperimentet. Do të ishte i pakuptimtë implementimi i kësaj teknologjie e cila nuk funksionon me një pjesë të madhe të paisjeve gjersa të adoptohet standartet.

“Askush nuk e di se si do të jenë standartet e 5G-së,” tha Lee Youngso, analist tregu pranë IDC-së. Shumë pak hapa janë ndërmarrë në drejtim të përcaktimit të standarteve. “Kemi nevoja të rivlerësojmë llojet e shërbimeve që kanë nevojë për qasje në teknologjitë 5G.”

5G-ja: të vërtetat dhe mitet

Rast konrekt është tregu amerikan i telekomunikacionit i cili duket të jetë më i “zhurmshëm” në këtë drejtim ku disa kompani pretendojnë ta ofrojnë këtë shërbimit që vitin e ardhshëm. Edhe pse kompanitë atje po testojnë rrjetet e tyre 5G, të jemi të sinqertë kjo duket më shumë se reklamë.

Verizon është kompania amerikane e cila pretendon të jetë afër finalizimit të rrjetit. Rivalët e saj nëse do të ishin pranë ndërtimit të një rrjeti të tillë nuk do të ngurronin të ngrinin këmbanat e alarmit. Edhe sikur ta besonin përsëri nuk do të heshtnin.

E ardhmja e rrjeteve 5G do të jetë 100 herë më e shpejtë sesa rrjetet më të shpejta në dispozcion sot. Por juve do tu duhet të prisni më gjatë përpara se ta shijoni. (CIO Albanian)

Tags >

5G
Lajmet e fundit>