Karriere

Rritje modeste në punësimet IT për vitin 2011

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
Rritje modeste në punësimet IT për vitin 2011

Ndoshta gjëja më e mirë që do të mbahet mend për vitin 2010 dhe punësimet në IT është se krizat e mëdha tashmë kanë kaluar dhe trendet favorizojnë punësimin.Sigurisht, që punonjësit e IT-së janë ende duke i humbur vendet e tyre të punës, vecanërisht në zonat e dobëta ekonomike, sikurse në qeveritë qëndrore dhe lokale.Për shembull, Camden, NJ, së voni ka shfaqur një plan për të shkurtuar një të tretën e punonjësve për të mbuluar rëniet buxhetore.Rreth katër punonjës IT-jë në Camden do të preken nëse ky plan adoptohet, dhe city tregon në një raport që shkurtimet nënkuptojnë “ se rrjeti nuk do të funksionoj në mënyrë efektive.” Zyrtarët e City nuk i janë përgjegjur kërkesës për komentim.Sipas parashikimeve të IDC-së, shpenzimet në teknologji pritet që të rriten vitin e ardhshëm, me një rritje prej 5.7 përqind në mbarë botën kundrejt 3 përqind gjatë këtij viti. Por si do të përkthehen këto shpenzime në punësim? Dëshmia e fundit se punësimi IT është duke u përmirësuar përgjithësisht vjen nga një studim i ri të bërë nga Computer Economics, i cili kishte anketuar menaxherët e IT-së në 136 firma në Sh.B dhe Kanada me të ardhura nën 50 milionë dollarë. Gjetjet e këtij studimi ishin se 48% e menaxherëve planifikonin që të shtonin staf vitin e ardhsëm, dhe 11% prej tyre që planifikonin të reduktonin stafin.John Longwell, nënkryetar i hulumtimeve në Computer Economics, deklaroi që “ rënia tashmë ka mbaruar, dhe njerëzit po fillojnë që të shtojnë punëtorë në listat e tyre të pagesave por kjo është duke u rritur në mënyrë modeste. “Anketa ka gjurmuar edhe shpenzimet operacionale në IT, funksionet e nevojshme për operacionet ditore, dhe më se gjysma e këtyrë shpenzimeve bëhet në pagesa, tha Longwell.

Longwell deklaroi se kompanitë po fillojnë projekte të reja në IT, po zgjasin orarin e punës, dhe po punësojnë kontraktorë. Në këtë çerek, 27% planifikojnë që të punësojnë kurse 14% do të shkurtojnë stafin.Longwell e karakterizoi këtë vit si një vit “të stabilitetit të nevrikosur,” dhe deklaroi që buxhetet operacionale të IT-së janë ende në rritje dhe përdoruesit në anketën e tyre planifikojnë një rritje prej 2%.Shpenzimet kapitale në industrinë e IT-së planifikohen që të rriten vitin e ardhshëm, gjë që do të ndihmoj punësimin e njerëzve.David Foote, CEO i firmës analiste të fuqisë punëtore IT Foote Partners, deklaroi se ai beson që kërkesa për shkathtësi të IT-së- jo domosdoshmërisht punonjës me orar të plotë- është më e fortë, por më e vështirë që të gjurmohet për shkak se kjo po shpërndahet në mënyrë të madhe nëpër të gjitha kompanitë.

Foote thotë se ai sheh shumë kërkesa për shkathtësi specifike nga njësite e bizneseve sikurse analizat paraprake, arkitektura, mediat sociale, dhe funksionet e sigurisë që kanë të bëjnë me financat, llogaritë, dhe jo për operacionet qëndrore të IT-së.“Ne e dijmë që ekzistojnë shumë shpenzime në IT në të gjitha kompanitë,” shtoi Foote.Por në analizat e tij për tregun e punës, Foote deklaroi që i kishte parë menaxherët e IT-së shumë të fokusuar në përmbushjen e nevojave specifike si në punësimet me orar të plotë ashtu edhe në ato me orar të shkurtër, konsulentëve apo kontraktorëve. Ai tha se “në vend të fokusimit në punë, theksi po bie në gjetjen e shkathtësive,”.Kurrë nuk ka ekzistuar një burim absolut për të veçuar se çfarë është duke ndodhur në tregun e punës IT.

Shumica e analistëve përdorin të dhëna federale të punësimit, por raportet e qeverisë mund të ekzaminohen në mënyra të ndryshme. Për shembull, TechServe Alliance, muajin e kaluar deklaroi se ishin shpallur vetëm 600 punë në IT, kurse analiza e Foote shfaqi 4,400 shpallje për punësim në IT po atë muaj.Para dy vitesh, tregu i punës IT llogariste 4 milionë punonjës nga TechServe; kurse në nëntor të këtij viti ishte 3.9 milionë.Treguesit e tjerë janë më shumë anekdotal. Për shembull, Dice.com, një tabelë shpalljesh për punët IT ka parë një ngritje në punët e IT-së. Në nëntor të 2009-ës, ai kishte 52,000 punë të shpallura, kurse të martën kishte 72,700.Një burim tjetër për gjendjen e tregut të punës eshtë edhe Federal Reserve Board Beige Book. Në të, zyrtarët në zyra të ndryshme federale bisedojnë me njerëzit e industrisë për të marrë disa të dhëna. Ai i merr këto raporte dhe i ndanë ato që i ka mësuar në mënyrë anonime.

Fed ka raportuar se në San Francisco, ka një rritje për shërbimet e ofruara të teknologjisë, “të shfaqura nga një fokusim në gjetjen e investimeve softuerike në shumicën e sektorëve të eknonomisë,”.Kurse një firm konsulente e IT-së në Minneapolis, “pret që të dyfishoj fuqinë punëtorë gjatë vitit të ardhshëm për shkak të kërkesës në rritje. “ Por distrikti i Minneapolis gjithashtu raportoi se “një kontakt në sektorin e teknologjisë informative,” kishte deklaruar që “ai pret që të vazhdohet niveli i ulët i pagave në zhvillimin softuerik.” Në Boston, Fed raportoi, “Aktiviteti i shtuar ka detyruar shumë respondentë që të vazhdojnë vazhdojnë shtimin e punësimit. Një kontakt tjetër kishte raportuar një ngritje prej 10% në staf; një tjetër kishte raporuar një reduktim modest, me një numër pozitash për shërbim ndaj konsumatorëve që po dërgohen jashtë vendit.”Patrick Thibodeau mbulon ceshtjet e fuqisë punëtore të IT-së, aplikacionet SaaS, politikat qeveritare të IT-së, si dhe qendrat e të dhënave për Computerworld.

Lajmet e fundit>