Business & Management

Rritje e ngadaltë shitjesh për iPhone, bien fitimet e Apple

Apr 25 2013
0 Shpërndarje
Rritje e ngadaltë shitjesh për iPhone, bien fitimet e Apple

AppleTë ardhurat neto të Apple për sa i përket tremujorit të parë të vitit 2013 janë ulur për shkak të rritjes së ngadaltë të shitjeve të iPhone, krahasuar me vitet e kaluar.

Apple ka regjistruar një fitim prej 9.5 miliardë $ për tremujorin në fjalë i cili përfundoi më 30 mars. Vitin e kaluar fitimet ishin 11.6 miliardë $. Te ardhurat e kompanisë ishin 43.6 miliardë $, duke u rritur nga 39.19 miliardë $ që ishte vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Disa kohë më parë analistët kishin parashikuar një total të ardhurash prej 42.33 miliardë $. Shitjet e iPhone janë rritur por me njësi të vogla. Ndërkohë që vitin e kaluar ishin 35.1 milionë njësi gjatë tremujorit të parë, këtë vit ato arritën 37.4 milionë njësi.

Nga ana tjetër, shitjet e Mac-ve kanë qenë konstante, duke përbërë vetëm 4 milionë njësi të shitura gjatë këtij tremujori.

Rekordin më të madh kompania e regjistroi në sektorin e tabletëve. iPad është dërguar për shitje në 19.5 milionë njësi gjatë tre muajve të fundit, krahasuar me 11.8 milionë njësi në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Gjatë prezantimit të shifrave financiare, CEO-ja i kompanisë Tim Cook, u shpreh se “Skuadrat tona punojnë fort për të ndërtuar harduerë, softuerë dhe shërbime mbresëlënëse, prandaj edhe ne ndihemi krenarë për produktet tona dhe mezi presim ato më të rejat.” Për tremujorin e radhës Apple pret të ardhura me 33.5 – 35.5 miliardë $. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>