Mobile

Rritje e aplikacioneve mobile në 2010, analizë nga Distimo

Feb 2 2011
0 Shpërndarje
Rritje e aplikacioneve mobile në 2010, analizë nga Distimo

Apple mban akoma vendin e liderit për sa i përket numrit të madh të aplikacioneve, pasi në vitin 2010 ka pasur mbi 300.000 aplikacione mobile, shifër dy herë më e lartë në krahasim me vitin e kaluar.Por tregu Android i Google ka pasur një rritje të pabesueshme. Numri i aplikacioneve Android ka arritur një numër prej 130.000, gjashtë herë më shumë se një vit më parë, thotë agjencia e analizave të tregut mobil, Distimo, në raportin e saj për vitin 2010. Shumë larg pas Apple dhe Andorid janë 18.000 aplikacionet e Blackberry dhe 25.000 aplikacionet e dyqanit online Nokia Ovi.

Një krahasim interesant është ai mes aplikacioneve me pagesë dhe atyre falas. Sipas Distimo, 300 aplikacionet më të popullarizuara në SHBA gjenerojnë mesatarisht 3 milionë shkarkime çdo ditë, kundrejt 350.000 aplikacioneve të shkarkuara me pagesë në ditë. Krahasuar me vitin e kaluar, shkarkimi i aplikacioneve me pagesë është rritur rreth 30% kundrejt shkarkimeve të aplikacioneve gratis. Nga ana tjetër, meqë aplikacionet pa pagesë janë dhe më të popullarizuara dhe më të shkarkuarat, një pjesë e madhe e programerëve si duket vendosin të shfrytëzojnë metoda të tjera pagesash brenda aplikacioneve sesa të krijojnë një aplikacion plotësisht me pagesë.

 

Lajmet e fundit>