Mobile

Rritet trafiku i videove në celular

Feb 24 2012
0 Shpërndarje
Rritet trafiku i videove në celular

Videot tani përbëjnë më shumë se gjysmën e të dhënave të transferuara në rrjetet celulare, që është një ngritje prej 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas analizave të ByteMobile, për çerekun e parë të vitit.

Në disa rrjete, videot arrijnë deri në 69% të trafikut celular, bazuar në analizat që ka bërë ByteMobile në rrjetet 3G dhe 4G.

Përdoruesit e celularëve të mençur dhe tabletëve janë ata që po rrisin këtë volum të trafikut, në të njëjtën kohë kur cilësia e videove po arrin në formatin origjinal të studiove dhe në kohë të plotë. Video transmetimet e përmbajtjeve mediale dhe komunikimet e dyanshme me anë të videove gjithashtu shpenzojnë një pjesë të madhe të këtij trafiku.

“Përhapja e gjerë e celularëve të mençur, tabletëve, dhe pajisjeve tjera celulare të larta, të kombinuar me eksplodimin e përmbajtjeve të pasura mediale që distribuohen me aplikacione të shumta në mbarë uebin, kanë ndikuar në rritjen e trafikut celular në nivelet më të larta. Me rrjetet 2G dhe 3G që po largohen nga përdorimi për ti lënë vend rrjeteve 4G që po mbushin apetitet për video të definicionit të lartë, transmetimin e mediave, filmave me porosi (on-demand) dhe më shumë kapacitete cilësore të rrjeteve janë bërë një sfidë për operatoret e rrjeteve celulare,” shkruan në analizën e ByteMobile.

Analiza shpjegon që trafiku i harxhuar është i lidhur kryekëput me rezolucionin e videove. Për shembull, derisa një video me cilësi 360p dhe kohëzgjatje pesë minuta, harxhon 10 deri 15 MB të të dhënave, videot në definicion të lartë mund të harxhojnë deri pesë fish më shumë, ose 75 MB, sipas studimit. Megjithatë videot 360p janë më të përhapurat në rrjetet celulare.

Tek pajisjet, tabletetët zakonisht shpenzojnë më shumë të dhëna se sa celularët e mençur, sipas ByteMobile. Tabletetë Android harxhojnë dyfish më shumë krahasuar me celularët e bazuar në Android. Në anën tjetër iPad-ët shpenzojnë trefishin e iPhone-ëve.

E kur jemi tek rrjetet shoqërore, Facebook është vendi ku përdoruesit më së shumti kalojnë kohën e tyre. Çdo sesion në Facebook zgjat mesatarisht nga 9.06 minuta. Përdoruesit e YouTube mesatarisht kalojnë 8.51 minuta në këtë faqe, derisa ata të Twitter 4.57 minuta për sesion. Edhe pse sesionet në YouTube kanë një mesatare më të ulët, ato krijojnë 350 herë më shumë të dhëna për sesion, afër 40MB, krahasuar me Facebook që ka mesatarisht 120KB për sesion.

Lajmet e fundit>