Siguri

Rritet sulmi ndaj serverave të përbashkët me qëllim përdorimi për "phishing"

May 1 2013
0 Shpërndarje
Rritet sulmi ndaj serverave të përbashkët me qëllim përdorimi për "phishing"

siguriKriminelët kibernetikë kanë rritur sulmet në serverat e përbashkët që shërbejnë si web hosting, me qëllim që t’i përdorin domainet e regjistruara në to për “phishing”.

Sipas një raporti të realizuar së fundmi nga Anti-Phishing Working Group (APWG). 47% të të gjitha sulmeve phishing të regjistruara në të gjithë botën gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2012-s ishin bërë ndaj këtyre serverave.

Përmes këtyre sulmeve, sapo “phisher-ët” hyjnë në një web hosting server, bëjnë ndryshimin e konfigurimit të tyre në mënyrë që faqet “phishing” të shfaqen nga një nëndirektori e veçantë e çdo uebfaqeje që mbahet në server.

Një server i përbashkët mund të mbajë dhjetra, qindra, madje ndonjëherë edhe mijëra uebfaqe në të njëjtën kohë, u shpreh organizata.

APWG bashkëpunon me mbi 2000 organizata që përfshijnë firma sigurie, institucione financiare, rishitës, ISP, kompani telekomunikacioni, agjensi ligjore, grupe tregtare, agjensi qeveritare etj.

Hakimi i serverave që shërbejnë për web hosting dhe vjedhja e domaineve të tyre për qëllime phishing nuk është teknikë e re. Ky lloj aktiviteti keqdashës arriti kulmin në muajin gusht të vitit të kaluar, kur APWG zbuloi 14 000 sulme phishing në 61 servera. Edhe pse niveli filloi të binte gjatë muajve në vijim, mund të thuhet se shifrat janë ende të larta. (CIO Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>