Mobile

Rritet popullariteti i Android

Jul 6 2011
0 Shpërndarje
Rritet popullariteti i Android

Popullariteti i celularëve të mençur me sistemin operativ Android në SHBA është ngritur në 38% sipas raportit të ComScore.Në sondazhin e organizuar me 30,000 përdorues të celularëve të mençur është gjetur që përdorimi i Android është rritur për 15% në krahasim me rezultatet e muajit shkurt.Ky sondazh nxjerr në pah që numri i përgjithshëm i përdoruesve të Android arrin në 38%.

Rritje në popullaritet ka shënuar edhe iPhone i Apple që nga 25.2% në shkurt është ngritur në 26.6% në sondazhin e fundit të muajit maj, që kap një vlerë rritjeje prej 5%.

Tregu i Research in Motion, prodhuesi i Blackberry-t ka rënë në 24.7% nga 28.9%, që e vendos Apple në pozitën e dytë.

Microsoft ka mbajtur 5.8% të tregut duke rënë nga 7.7%, ndërsa Palm ka rënë nga 2.8% në 2.4% të tregut të celularëve të mençur në SHBA.

Këto rezultate të sondazhit të kompanisë Comscore janë pothuajse të ngjashme me ato të kompanisë Nielsen të publikuara para një jave.

Sipas sondazhit të Nielsen që pëfshin 20,000 deri 25,000 përdorues mobil çdo muaj, Android ishte sistemi operativ më i përhapur tek përdoruesit me 38% të tregut, para iPhone që kishte 27%.

Lajmet e fundit>