Karriere

Rritet pakënaqësia ndaj IT-së

Apr 1 2014
0 Shpërndarje
Rritet pakënaqësia ndaj IT-së

ITBizneset duan të shpenzojnë më pak për veprimtarinë e IT-së dhe infrastrukturës së saj dhe ndërkohë, burimet duan t’i fokusojnë më tepër në zona që prodhojnë më tepër të ardhura. Këto janë përfundimet e dy studimeve të fundit nga Hackett Group dhe McKinsey & Co. Po ashtu, udhëheqësit e biznesit dhe ekzekutivët e IT-së po regjistrojnë nivele të larta të pakënaqësisë me IT-në teksa rriten kërkesat e saj. Në të dyja këto raporte thuhet se ekzekutivët e biznesit duan që IT-ja të bëjë më shumë në aspektin e përmirësimit të bazës së biznesit për të reduktuar shpezimet në infrastrukturë.

Lajmi i keq për njerëzit që punojnë në veprimtaritë operacionale të IT-së është se bizneset e mëdha presin të reduktojnë pozicionet e stafit të IT-së me 2% gjatë këtij viti, falë automatizimit dhe kontraktimit nga jashtë. Këto të dhëna janë gjeneruar nga sondazhi i Hackett-it me 160 biznese të pyetura, të cilat kanë të ardhura mbi 1 miliard $.

Buxheti i IT-së do të rritet me 1.7% gjatë këtij viti, teksa IT-ja kalon nga një ofrues i shërbimeve në një gjenerues të ardhurash, sipas Hackett Group. Menaxherëve të IT-së po iu thuhet se “duhet ta rrisni biznesin dhe jo thjesht ta menaxhoni atë,” u shpreh Mark Peacock, drejtor i Hackett.

Në sondazhin e vet drejtuar mbi 800 ekzekutivëve – prej së cilëve 345 kishin fokusim drejt teknologjisë – McKinsey & Co. zbuloi se ekzekutivët duan të shpenzojnë më pak për infrakstrukturën në mënyrë që tek analiza dhe inovacioni të zhvendosen sa më shumë burime. Gjithashtu, po sipas këtij sondazhi, doli në pah se ekzekutivët e biznesit kanë më pak gjasa të shprehen ditët e sotme se IT-ja performon në mënyrë efektive, krahasuar me disa vite më parë. “Ekzekutivët e IT-së e shohin më negativisht situatën,,” shkruan firma në raport. Vetëm 13% e të anketuarve shprehen se organizatat e IT-së janë plotësisht ose shumë efektive tek sjella më shpejt e teknologjive të reja ose janë më tepër efektivë krahasuar me konkurrentët.” Një përqindje e tillë është ulur nga 22% që ka qenë në vitin 2012. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>