IT Organizate

Rritet kostoja e luftës kundër cyber-krimit

Aug 3 2011
0 Shpërndarje
Rritet kostoja e luftës kundër cyber-krimit

Kostoja e luftës kundër cyber-krimit këtë vit u ka kushtuar korporatave 56% më shumë se vitin e kaluar, sipas një studimi vjetor të institutit Ponemon sponsorizuar nga ArcSight, kompani brenda HP-së.

Sipas studimit kriminaliteti me anë të internetit, apo siç njihet ndryshe, cyber-krimi mund të shkaktoj dëme që do të dërgonin kompaninë në skaj të ekzistencës së saj. Ky studim erdhi në përfundim që në 50 kompanitë pjesëmarrëse në sondazh, lufta kundër cyber-krimit ka kushtuar hiç më pak se 5.9 milionë dollarë.

Sipas Larry Ponemon-it, themelues dhe udhëheqës i kompanisë që ka realizuar sondazhin, “Llojet e sofistikuara vjedhës të cyber-krimit janë duke ndodhur më shpesh se më parë. Tani ne po shohim më shumë lloje tinëzare të sulmeve si kode malinje, DDOS, pajisje të vjedhura, sulme të bazuara në ueb, dhe insajder malinjë.”

Në sondazhin e vitit të kaluar ka patur më shumë forma të njohura të cyber-krimit si viruset, krimbat, trojanët, maluerët, dhe botnetët. Gjatë vitit të kaluar për të larguar dhe pastruar një cyber-sulm kompanive i është nevojitur një kohë mesatare prej 14 ditëve dhe 247,744$. Këtë vit me sulme më të sofistikuara, mesatarja është ngritur në 18 ditë dhe 417,748$ për pastrimin dhe rimëkëmbjen pas një cyber-sulmi.

Nga sulmet e këtij viti, Ponemon përmend sulmet me dy goditje. “Këto sulme në njërën anë shkaktojnë mohim qasjeje (DDOS) që konsumon resurset mbrojtëse të faqes, dhe në të njëjtën kohë në anën tjetër lançohen sulme kundër mbrojtësit, si ndonjë rrezik të brendshëm, për shembull një softuer botnet shumues. Kjo ndikon negativisht sidomos tek organizatat që përqendrohen në perimetrin mbrojtës, pasi tashti sipas studimit problemi nuk është krijimi i një muri të madh dhe të fortë, sepse sulmuesit do të hyjnë brenda, prandaj më me rëndësi është menaxhimi i ambientit të brendshëm të sulmuar.

Studimi gjithashtu ka ardhur edhe disa përfundime:

– Kostoja e cyber-krimit për organizatat më të vogla është më e lartë sesa tek organizatat më të mëdha.

– Numri i sulmeve në kompanitë pjesëmarrëse në sondazh është rritur gjatë vitit të kaluar për 44%, në 72 sulme të suksesshme për javë.

– 40% e kostove të jashtme të një organizate kundër cyber-krimit ishin drejtuar për vjedhjen e të dhënave, 2% më pak se vitin e kaluar, dhe 28% për ndërprerjen e biznesit dhe humbjen e produktivitetit, që është 6% më shumë se vitin e kaluar.

– Kostot më të mëdha të brendshme kundër cyber-krimit janë dedikuar për zbulimin e sulmeve dhe restaurimin e ambientit pas tyre (45%).

– Kostoja e cyber-krimit mund të moderohet me përdorimin e informatave të sigurisë dhe sistemet për menaxhimin e eventeve. Këto sisteme kanë ndihmuar kompanitë për 24% më pak dëme nga sulmet sipas këtij studimi.

Lajmet e fundit>