Siguri

Rriten sulmet kibernetike ndaj medias

Feb 18 2013
0 Shpërndarje
Rriten sulmet kibernetike ndaj medias

cyber attackSulmet kibernetike kundër gazetarëve dhe organizatave mediatike në mbarë botën janë përballur vitet e fundit me hakera, të cilët janë përpjekur që të çensurojnë shtypin përmes metodave të tyre. Kjo deklaratë është bërë nga një grup i mbrojtjes së të drejtave të mediave, gjatë javës së kaluar.

Nga ana tjetër, komiteti Amerikan në Mbrojtje të Gazetarëve u shpreh se sulmet kibernetike kundrejt medias, me më të fundit që i ndodhën The New York Times, Wall Street Journal dhe Washington Post, ishin thjesht pjesë e trendit global të sulmeve kibernetike në përgjithësi.

“Kemi parë sulme “Mohim Shërbimi” (Denial of Service) jo vetëm ndaj organizatave mediatike por edhe ndaj vetë gazetarëve dhe ajo që na shqetëson është rritja e shpeshtësisë dhe sasisë së këtyre sulmeve”, u shpreh zëvendës drejtori i grupit në fjalë, Robert Mahoney.

Sulmet e mohimit të shërbimit ndodhin në rastet kur hakerat e ‘bombardojnë’ sistemin me kërkesa dhe informacione të panevojshme derisa arrihet një pikë kur ai nuk e suporton dot më gjithë vëllimin e të dhënave dhe bllokohet.

New York Times dhe Wall Street Journal janë shprehur se sulmet e tyre e kishin origjinën nga Kina.

“Sa vjen dhe po bëhen gjithmonë e më të sofistikuara. Nuk kushton shumë të punësosh hakera për të kryer një sulm të tillë si ai i mohimit të shërbimit. Prandaj, siguria e informacionit është vitale në këto raste,” shprehet Mahoney. (CIO Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>