Siguri

Rriten rreziqet për Mac gjatë 2011

Jan 20 2012
0 Shpërndarje
Rriten rreziqet për Mac gjatë 2011

Sipas F-Secure Labs, rreziqet e sigurisë në Mac të kompanisë Apple janë rritur gjatë vitit 2011, por megjithatë akoma vazhdojnë të mbesin nën numrin e kërcënimeve të Windows PC-ve.

Që nga muaji prill deri në muajin dhjetor janë paraqitur rreth 58 lloje unike të rreziqeve për Mac, sipas vrojtimeve të skuadrës Labs’ Threat Research. Afër gjysma, 29 prej këtyre kërcënimeve kanë qenë shkarkues Trojanësh, që F-Secure i definon si lloje të programeve që fshehtazi shkarkojnë dosje malinje nga serverët bazë, për ti instaluar dhe ekzekutuar më pas. Kategoria e dytë më e rrezikuar me gjithsej 15 zbulime ishin veglat për administrim nga largësia ose të ashtuquajtur “backdoor” që përdoren për të shmangur mekanizmat e sigurisë ashtu që fshehtazi të kontrollojnë një program, kompjuter, apo edhe një rrjet.

Raporti i F-Secure nuk krahason kërcënimet e vitit të kaluar në Mac me vitin 2010, e as me kërcënimet për PC-të të Windows, por thjesht thekson që ka pasur rritje edhe pse shumë më pak se sa kërcënimet për PC-të e Windows.

 

Lajmet e fundit>